Shpallje

Me dhjetra banesa janë paralajmëruar se do të prishen ditët në vijim si pasojë e investimeve infrastrukturore që do të bëhen në Unazën e Re.
Prej disa ditësh punonjësit e ARRSH janë vendosur në këtë zonë duke bërë matje në lidhje me këtë investim.
“Është e disata herë që vijnë prishin banesat e bizneset, e ikin”, janë shprehur banorët.
“Kjo nuk është normale, ndaj nesër më 10:00 do të protesojmë e ftojmë dhe mediat të jenë të pranishme”, kanë thënë në një kontakt që kanë pasur me ne këta banorë.
Ky zhvillim i menjëhershëm ka ardhur pa i lajmëruar më parë banorët, duke i nxjerr të gjithë në qiell të hapur.