Milaim Zeka në vend se të akuzoj qeverinë për mosliberalizimin e vizave, akuzon LVV-në!

Nga:Hysni Gashi

Milaim Zeka thotë ajo që ndodhi ditë më parë në Prizren për punësim në Gjermani është e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim të mos liberalizimit të vizave dhe imazhit të keq për Kosoven.

Z. Zeka po harron se me qindra e mijëra qytetarë po largohen nga Kosova për çdo ditë ne shtetet perëndimore në veçanti ne shtetin gjerman, ku edhe dihet se ky shtet është duke kërkuar punëtor me viza të rregullta dhe madje edhe ne rruge tjera janë duke u larguar nga vendi.

Por me siguri z. Zekes ju ka ndal kaseta të vizat e tij false që i mashtronte qindra e mijëra shqiptar ku edhe është duke u hetuar. Veç tjerash askush nuk qëndron mbrapa braktisjeve të shqiptarëve nga Kosova sa kjo qeveri që nuk po ofron kushte as shpresë për rininë tonë dhe argument i saj është se çdo i pari qytetarë dëshiron ta braktis vendin.

Prandaj askush tjetër nuk është fajtor përveç se qeveritë njëra pas tjetrës që nuk po hapin perspektivë për rininë tonë që të qëndrojnë e punojnë ne atdheun e tyre. Në këtë rrafsh edhe z.Zeka është bashkëfajtor sepse është në koalicion më ata që i ka quajte hajna dhe ka fituar me fjalorin banal kundër tyre. Përndryshe nëse z.Zeka ka dhënë viza për me u largu qytetaret është pikërisht fajtor për braktisjen e vendit.