Shpallje
Fejzë Demiri
Fejzë Demiri

Kohezion dashurie

E dashur
Më prit të të vij një ditë
Si molekulë grimcash
Më prit
Të bëhemi bashkë në këtë kohezion dashurie.

Kohë e mërdhirë

Kur ta kuptosh që ndihesh i vetëm
I përbuzur në kohë t’mërdhirë
Një gjë duhet ta mbash në mend;
Mbështillu me palltën e dashurisë.

Qielli im i yjëzuar

Kur të pashë ty yjësi
U mbusha me yje
Yjëzuakan dritat
Në këtë yjëzim dritërrezatues
Yjëzon, ti qielli im i yjëzuar.

Më lë pa frymë

Dritëdhënëse që i jep dritë
Dritëgjatësisë sime
Dritëplotë që më plotëson
Në këtë errësirë zjarrndezëse e të zymtë
Kohërash drithërimë
Dritëlargësi e ndjeshme që më lë pa frymë.

Parfumi i dashurisë

Nëse mendon që të kam harruar
Dashuria thua s’ka mbirë
Eja shiko në sirtarin tim
Aty mbaj parfumin e dashurisë.

Do të duhemi

Të kam dashur kur sythat e luleve çelnin
Në agimet e hershme pranverore
Gjelbërim të tejshkuar
Të kam dashur kur qielli ngrysej
Retë sillnin shiun e rrëpishëm
E ne shkelnim piklave të tij
Të kam dashur edhe atëherë kur gjethet vjeshtarake binin
Kur dielli vjeshtarak piqte mollë, ftonj e misër
Do të dua edhe në kohët e acarta, kur veriu mërdhin
Kur akulli të bëhet pasqyrë rrëshqitëse në pullazet e shtëpive
Ne prapë do të duhemi…