Shpallje

Nga: Rovena Shuteriqi

Më troket në ndjenja,pa pushim.
Sikur do të më zgjojë nga hipnozë e gjatë.
S’di nëse thirrja e tij, është e çiltër
Duhet ta besoj,apo të hesht dhe pak?
Nëse i them po,kam frikë ta dua!
Se mos ndoshta më ikën,s’e shoh më.
Dhe unë,si e zënë në faj do vuaj,
do tretem në vaj nga dënesë e gjatë,
Nëse i them jo,do e humb përgjithmonë,
do mërzitet,do shkojë, e kokën,s’do kthejë pas,
dhe unë e vetme rrugës do pres,
mos ndoshta pendohet,e të jemi, prapë bashkë!