Ministre dhe qeveri e dështuar

Shkruan: Gëzim Ejupi

Normalisht, në një vend normal nuk do të mund ta ushtronte funksionin e ministres, pas tërë atyre skandaleve që ndodhen gjatë kohës sa ishte ministre në ministrinë e drejtësisë. Gjatë kësaj kohe siç e dimë të gjithë, në qëndren korrektuese (burg) ndodhi vrasja apo vetëvrasja gjë të cilën ënde nuk e dimë, e një aktivisti politik, aktivisti i cili ishte kundërshtar i fuqishëm i partisë të cilës i përket znj. dhe çfarë është më e keqja askush nuk mori përgjegjësinë, askush nuk u ndje përgjegjës, por ç’është më e keqja në mënyrë të verbër akuzoheshin njerëz të cilët i përkisnin opozitës. Në rregull është të akuzosh me fakte por është e papranueshme që zyrtarët më të lartë shtetërorë të akuzojnë dikë dhe prap në fund mos të kemi asnjë aktakuzë të ngritur nga prokuroria e shtetit, qoftë për akuzuesin i cili ka akuzuar pa bazë dhe qoftë për të akuzuarin…

Si shpërblim i tërë këtyre skandaleve, nga ministria e drejtësisë, në qeverisjen e kaluar tani në ministrinë e integrimeve evropiane.

Sikur se nuk i mjaftoi që gjatë tërë kohës u mor më fyerje e akuza ndaj oponentëve të brendshëm, tani ka filluar të i nxjerr fajtore shtetet më të fuqishme të Evropës si: Gjermanin dhe Francën, mos sukseset e veta dëshironë të i faturoj në drejtim të tyre dhe t’i paraqes si probleme të brendshme të këtyre shteteve të fuqishme Evropiane, se gjoja këto paskan probleme më emigracionin. Ky lloj arsyetimi është tepër i pavërtetë dhe i dhimbshëm, sepse shtetet e Evropës nuk e kanë problemin më qytetarët e Kosovës, problemi më i madh për Evropën janë politikanët e Kosovës të cilët janë të korruptuar dhe të përfshirë në shumë organizata kriminale. Madje si mund të presim liberalizim të vizave kur kjo qeveri është një qeveri e stërmadhe dhe e cila është tepër e pa koordinuar, shiko vetëm numrin e ministrive dhe zëvëndës ministrave, 79 zv. ministra. Këtë numër të ministrave dhe zv. ministrave nuk e ka as Kina më 1 miliard e 600 milion banorë, por e kemi ne më 1 milionë e 800 mijë banorë!

NE qytetarët e Kosovës nuk jemi aspak problem dhe nuk paraqesim problem për vëndet e BE-së, mirëpo tërë këto pasoja po i bartim nga dështimet e elitës tonë politike.

Qeveri e skandaleve e përbërë nga ministra e zv. ministra të skandaleve, si nuk ju vie turp që defektet e juaja, ngecjen tuaj dhe jo efikasitetin tuaj ta hidhni në drejtim të vendeve të Evropës, si nuk arritët një herë, një herë të vetme ta pranoni se shkaktarët e mos liberalizimit të vizave jeni ju, pikërisht ju elita politike e Kosovës. Askush më shumë se ju, askush nuk është pengesë më e madhe për dështimin e këtij shteti, madje as serbia. Derisa ju nuk arrini dhe nuk doni ta kuptoni, që dështimi kryesor jeni ju qeveritarët e korruptuar e të kriminalizuar, NE qytetarët e kemi të pamundur lëvizjen e lirë…

Me juve lërë që e kemi të pamundur Evropën por edhe Azia nuk na pranon kurrsesi më një qeverisje të tillë, me juve i kemi dyert e mbyllura gjithandej nëpër botë sepse ju nuk jeni të aftë të bëni hapa para, ju keni synim të vetëm pasurimin e juaj personal, juve aspak nuk ju bënë për këtë popull të gjorë që është duke jetuar në mjerim çdo ditë e më shumë…

QYTETARËT PO IKIN NGA JU POLITIKANËT DHE JO NGA KOSOVA!