Ngelëm në Tranzicion

Shkruan: Gëzim Ejupi

Ndoshta është absurde që 28 vite pas rënies së komunizmit, ënde të përballemi me mentalitet të një sistemi të tillë. Siç duket, shoqëria kosovare e ka të vështirë të bëjë hapin tutje, ose më mirë më thënë vetëm sa ka filluar ta bëjë këtë hap dhe po has në shumë probleme dhe pengesa. Mentaliteti i tillë, është i theksuar duke filluar që nga institucionet më të larta shtetërore, dhe pothuajse në të gjitha partitë politike. Shperfaqja më e madhe e këtij mentaliteti është në kuvendin e republikës së Kosovës dhe pastaj përcillet deri në kuvendet komunale. Fjalori kërcënues, pa argumente, me fyerje e sharje personale e dëshmon më së miri këtë mentalitet të vjetëruar.

Siç e dimë Kuvendi është organi më i lartë ligjvënës, ndersa pikërisht nga ky institucion, kemi degradimin më të madh në aspektin ligjorë. Nga ky institucion kemi dëgjuar shumë fyerje, sharje dhe kërcenime nga më të ligat dhe është absurde që pikërisht njerëzit e këtij institucioni nuk besojnë në drejtësi dhe organe shtetërore, mirëpo kerkojnë që zgjidhja e problemit të bëhet përmes rrugëve tjera joligjore.

Tranzicion i paarritshëm duke filluar nga partitë politike. Pothuajse të gjitha partitë politike kosovare janë të identifikuara me liderin, disa të tjera me x frymën, mirëpo asnjëra parti politike nuk identifikohet me programin, profilin, madje ënde vetë partitë politike nuk janë të qartësuara rreth profilizimit, sepse brenda vetës përmbajnë elemente të ndryshme të cilat janë pengesë, që qartë, ta dinë identitetin partiak se cilit profil vërtetë i takojnë.

Ngecem në autokraci duke kerkuar demokraci

Aq shumë e kemi dëshiruar demokracinë dhe aq shumë kemi besuar në këtë vlerë, saqë në fund, kur i hapëm sytë e pamë vetën nën kthetrat e autokratve të cilët e kanë zaptuar demokracinë dhe tani e kanë në dorë ‘frymëmarrjen’ tonë. Derisa në komunizëm qartazi dihet ndëshkimi dhe pasojat, po dole kundër sistemit, në sistemin në të cilin sot jetojmë NE, nuk e kemi të qartë, se si, dhe kur do të ndëshkohemi, mirëpo të qartë e ke, që asnjëherë nuk do të lejohesh dhe nuk do të arrish të punësohesh, brenda institucioneve publike sepse aq mirë janë të akorduara të gjitha partitë politike sa që në institucione ka vend vetëm për të dëgjueshmit të cilët akordohen të punojnë sipas dëshirave të (shefit).

Si mund ta tejkalojmë këtë fazë dhe të arrijmë deri tek demokracia e konsoliduar?
Për të arritur që ta hedhim tutje hapin drejtë demokracisë së konsoliduar duhen individë të guximshëm, profesional, patriot në kuptimin e plotë të fjalës dhe më të kaluar të pastër. Por, mbi të gjitha për ta arritur tërë këtë duhet të kemi një mbështetje nga jashtë, sidomos nga vendet të cilat e promovojnë demokracinë sepse është pothuajse e pamundur çrrënjosja e krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe gjithë këtyre të këqijave nga individë të pastër dhe pa pushtet…