“Punëtorë e të pa punë të shkelur me dhunë.”

Shkruan: Liridon Rama

Gjatë viteve 1949 dhe deri në vitet 1970, Kombet e Bashkuara kishin miratuar shumë konventa, pakte dhe ligje me të cilat rregulloheshin të drejtat civile,politike të qytetarve anembanë botës.

Por përkundër që këto pakte obligonin shtetet antare dhe jo-antare që zbatimi i marrveshjeve të ishte i menjëhershëm, implementimi në shtete sikur Kosova mbetet sfidë edhe më shumë se 50 vite më vonë. E pikërisht mungesa e respektimit të këtyre pakteve ndërkombëtare dhe të drejtave tjera kushtetuese, e ka sjellë shoqërinë në nivele të mjerimit dhe skamjës.

Kur e them shoqëri e mjerë bazohem vetëm në disa ngjarje të fundit që po vazhdojn të ndodhin përditshmërisht, sikurse është vdekja e vazhdueshme e punëtorve të krahut, ku sipas një statistike të publikuar së fundi mbi 93 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës nga pakujdesia dhe pasiguria që ofrohet në ambientet e punës nga punëdhënësit këto 5 vitet e fundit.

Ndërmjet këtij rasti të fundit mund t’a vlersojm gjendjën e rëndë të punëtorve dhe se sa të pa zbatueshme janë të drejtat civile dhe politike.

Konventa për të Drejtat Universale të Njeriut, Pakti për të Drejtat Civile dhe Politike – përkatësisht njohin të drejtën e punës së dinjitetshme, të drejtën për mbrojte nga papunësia dhe më e rëndësishme të drejtën e mos-punës së detyrueshme (nën kushte të caktuara) ose skllavërisë. Por përkundër që institucionet e Kosovës kanë pranuar në pako këto detyrime dhe kanë krijuar mekanizma për të sanksionuar punëdhënësit dhe punëmarrësit gjendja në terren thotë krejt diçka ndryshe.

Të fillojm me argumentin e parë se në Kosovë papunësia është problem tej çdo normale. Së fundi është evidentuar nga ASK (Agjensia për Statistika) se papunësia ka rritje, dhe në këtë vazhdë vlen të theksohet se afer 24,000 vende pune janë mbyllur vitin e kaluar sipas statistikave të Odës Amerikane të Kosovës. Kjo lidhet drejtpërdrejt me të drejtën për mbrojte nga papunësia, por edhe të drejtën e gëzimit të një ndihme sociale.

E të vazhdojm me argumentin e dytë ku është e patjetërsueshme të theksohet se shteti, konkretisht partitë politike që kanë udhëhequr me to deri tash – nuk kanë arritur as ta ulin papunësinë, as ta minimalizojn pabarazinë, por as të arrijn ndonjë sukses në implementimin e ligjeve të punës. Dhe së treti, punëdhënësi Kosovar për shkak të kësaj klime jo të qëndrueshme ekonomike vazhdon të luaj në formën më jo-humane ndaj klasës punëtore.

Ne jemi të vetdijshëm se në përditshmëri raportohen raste të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve. Problemet më të mëdha kanë të bëjnë me ndërtimin e marrëdhënies së punës, përkatësisht puna pa kontrata. Por përjashtuar problemet me kontrata, problemet me punëtorin e thjeshtë janë më shumë se aq. Vdekjet në vendin e punës nuk justifikojnë asnjë veprim të deri tashëm të organeve gjyësore.

Nga komuniteti, familja dhe shoqëria por edhe përvojat personale mund të theksoj se sot klasës punëtore i ka humbur dinjiteti. Rrogat janë minimale, puna është e vështirë, fyrjet dhe poshtrimi janë pjesë e përditshmërisë së tyre. Sot punëtori është më i pa sigurtë se kurrë, dhe ndihet i pavlerë përballë shoqërisë dhe familjës së tij.

Për të pasur më të qartë situatën, Inspektorati i Punës ka vetëm 50 inspektor në gjithë Kosovën, të cilët gjatë vitit të kaluar ka arritur të inspektoj vetëm 10% e të gjitha bizneseve. Shifër tejet e ulët për të ndryshuar dicka.

E kësaj të ja shtojsh dhe faktin se inspektorët janë kryesisht të punësuar nga politika, rezultati publik i deri tashëm ka qenë minimal apo jo-ekzistent i punës së tyre.

Pabarazia ekonomike në Kosovë ka lindur moti kohë por tani vetëm po i zgjëron rrënjët, dhe këtë e dëshmon një raport i fundit nga OXFAM, që mat angazhimin e qeverive në botë për të reduktuar pabarazinë.

Kosova renditet në vendin e 146-të nga 157 vende kur vjen puna te treguesi i angazhimit të qeverisë për «të drejtat e punëtorëve dhe pagat» Ky tregues vlerëson tre fusha të rëndësishme politikash përmes së cilave qeveria mund të luftojë pabarazinë: 1) Sa e fortë është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve? 2) Sa e fortë është mbrojtja për gratë? 3) Sa efektive është paga minimale në mbylljen e hendekut të pabarazisë?

Duke u renditur gati se në fund të listës, gjendja e Kosovës krahasohet me shtete sikur Bangladesh, Haiti, Uzbekistan, Sierra Leone etj.

Prandaj mjerimi social dhe skamja sot jo vetëm se janë prezente por ato po mbizotrojnë dhe po shkatrrojn të ardhmën e vendit e cila duket se ka një rrugë tejet të gjatë drejt reformimeve politike, ekonomike, sociale.