Zbehet PDK në Skenderaj, Bekim Jashari punon…

Shkruan: Gëzim Ejupi

Para së gjithash, falë sakrificës së familjes Jashari dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve, jemi sot të lirë, dhe e kemi mundësinë të flasim shqip, të kritikojmë, të pajtohemi e mos të pajtohemi në mendime.

Kandidatura e B.Jasharit ishte shpresë, nderë dhe krenari për qytetarët e Skenderajt. Ndërsa, ishte pengesë, fund dhe kapitullim i zhvatësve.

Të gjithë jemi në dijeni se më çfarë pengesa u ballafaqua që në fillim B.Jashari dhe qysh në fillim tentuan ta përvetësojnë, por pa sukses, fatmirësisht. Deklarimet publike të udhëheqësve të PDK ishin të tilla që, ai e kishte mbështetjen e plotë, mirëpo puna në praktikë apo më mirë më thënë në prapavijë ishte tjetër, më tërë kapacitetet propagandohej duke u munduar që ta njollosnin figurën e z. B.Jasharit.

Bekim Hamëz Jashari i fitojë zgjedhjet i vetëm pa i ndihmuar askush, bile as që kishte nevojë për ndihmën e dikujt, e kishte mbështetjen e plotë nga qytetarët, disa individë vetëm mund ta zbehnin figurën e B.Jasharit, askush nuk e ndihmojë më shumë se sa emri i tij i mesëm Hamëz dhe mbiemri Jashari. Qytetarët, përveç se u ndjen të obliguar ta mbështesnin këtë djalë po ashtu ishte edhe shpresa dhe zgjidhja e vetme për Skenderajn tonë.

Qeverisja Jashari e solli për herë të parë debatin në asamblenë komunale, për herë të parë lejohet mendimi ndryshe, për herë të parë kemi transparencë dhe llogaridhënie, për herë të parë diskutohet dhe mbahen dëgjimet publike në të gjitha bashkësitë lokale.

Bekimi është figura që siguron stabilitet, qëndrueshmëri dhe klimë të mirë për investimet nga jashtë. Për herë të parë mund të investohet në Skenderaj, dhe për këtë, mos të jenë të detyruar investitorët të paguajnë asnjë cent ryshfet. Si rezultat i kësaj sot kemi shumë investitorë në pritje për të filluar investimet e tyre në komunën tonë…

Bekim Jashari është politikë por apartiak, nuk i përket asnjë partie politike sepse është i të gjithë qytetarëve. Të gjitha partitë politike ëndërrojnë të identifikohen me figurat e familjes Jashari, për shkak të autoritetit që gëzon familja e madhe Jashari në tërë shqipëtarinë…

Shumë mirë dhe krenari që familja e bacë Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit kanë pasardhësit e tyre, sepse në të kundërtën do të shfrytëzohej emri i familjes legjendare për poena politikë, siç është shfrytëzuar dhe është manipuluar me uçk deri më sot…

I nderuar z. Bekim Jashari këto zgjedhje i fitove për shkak të autoritetit familjar që kishe por, mandatin e dytë të ftojë ta fitosh si Bekim, si një menaxher i mirë, si një kryetar i pastërt dhe me shumë punë e projekte të realizuara, gjë për të cilën nuk kam asnjë dyshim…

‘Të keshtit po të keshin por ata nuk i merr askush seriozisht sepse nuk janë serioz’ Vazhdo me punë e suksese kryetar sepse puna dhe suksesi yt i vret kundërshtarët tuaj…