Shpallje

Pas deklaratës së përfaqësuesve të tre institucioneve kryesore të cilët lidhen me situatën e krijuar në Unazën e Re, ku do të nisi aksioni i prishjes së disa qindra objekteve me qëllim ndërtimin e një rruge dytësore, kanë ardhur dhe reagimet e qytetarëve.
Në një kontakt që kemi bërë me një prej banoreve të kësaj zone, Marsela Lekli, e cila është palë e dëmtuar nga aksioni që pritet të nis ditët në vijim, është shprehur se një ri investim i tillë nxjerr në dukje dështimin që patën me ndërtimin e mbikalimit të Unazën e Re, i cili nuk është funksional.
Rama dhe Veliaj,ndërtojnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësin e banorëve ,dhe gjithë shqiptarëve, është shprehur ajo.

Në lidhje me deklaratën për shtyp që u dha sot për projektin e Unazës së Re, nënkryetari i Bashkisë Tiranë tha se do bëhet për të lehtësuar trafikun, sepse mbikalimi te ‘Pallati me Shigjeta’ është një projekt i dështuar që nuk zgjidhë problemin e mëparshëm, e tani do i futen bizneseve dhe shtëpive 32 mertra nga trotuari.
Aluizini, u shpreh zonja përfaqësuese, tha se do të skualifikoj të gjitha banesat të cilat janë në proces legalizimi. Por përse?
Përse ndodh kjo gjë, pasi i sorollatën dhe i mbajtën zvarr për 10 a 12 vite me rradhë?
Kjo zonë është prekur 4 herë, e kanë lënë pas dore cdo person që është prekur më parë, ndërkohë tani më vijnë e thonë se do të dëmshpërblehen… Cfarë ju dhanë familjeve të prekura më parë? Cfarë thanë për ta?
Pse i lanë të riparojnë e të harxhojnë sërish para për objektet që përgjysmuan, ndërkohë që njoftimin mund ta bënin që në fillim? E të mos na mashtroni sa herë të kenë interes ata.
Por ja ku është fakti, që investimi i mbikalimit ishte një dështim, e që nuk e mirë menduan që në fillim…
Të rishikohet projekti dhe shpërblimi për cdo familje, ashtu sic e parashikon ligji si dhe e drejta e pronës, se në të kundërt ai vend do bëhet kurban për shtetin.
Qytetarët kanë zë, por edhe forcë.