Shpallje

Nga Marjon Gorica
Mund të duket e çuditshme, por ky është realiteti.
Në një vend perëndimor dhe me demokraci të konsoliduar, kjo temë nuk do të përbënte asnjëherë lajm, por në Shqipëri është krejtësisht ndryshe.
Duam apo s’duam ne të pranojmë atëherë është tjetër gjë.
Sot flasim për një shtet ligjor, e pa korrupsion. Por sa vihet në zbatim termi ‘pa korrupsion’?
Ne përballemi çdo ditë me një nga personat në fjalë, punonjës në institucione të ndrysme ligj zbatuese, dhe e dimë fare mirë që kudo jepet nën dorë rryshfet.
Këtë nuk e them unë, por të gjithë së bashku, pasi rrethana të ndryshme na kanë lidhur të dëgjojmë kështu rastesh.
Shqipëria në këto 28 vite tranzicion vazhdon që në disa situtata të jetë po e njëjta.
Kushdo dëshiron të nisi punë në dogana, tatime, apo inspektoriate të ndryshme, por përse dhe nga vjen kjo dëshirë?
Përse ka kaq shumë kërkesa dhe interes për poste të tilla, e nuk ka për specialist të thjesht në departmente nga më të ndryshmit?
Të jesh pjesë e institucioneve ku je në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarin, duke pasur “në dorë” fatin e tij, është vlerësim i madh për shumë person që sot punojnë në institucione të këtij lloj formati.
Por natyrshëm na lind pyetja, a ka pasur raste kur inspektor i AKU,IKMT,IMT apo mjek e infermier të denoncoj qytetarin për dhënë rryshfeti?
Apo kemi ne sot një staf kaq të mirë nëpër institucione saqë të punojnë me ndershëmëri?
Askush nuk do ta pranoj dicka të tillë, por e vërteta kjo është, përsa kohë deri më sot nuk kemi pasur sikurse dhe një rast të vetëm denoncues…