Shpallje

Nga Dajana Zeqo

Dukuria e emigrimit në Shqipëri është bërë një problem mjaft shqetësues vitet e fundit. Sipas studimit të realizuar, “Trende të reja në emigracionin potencial nga Shqipëria”, të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale, mbështetur nga Fondacioni Friendrich-Ebert në periudhën mars-qershor 2018 rezulton se natyra e emigrimit po ndryshon.

Shkollimi dhe perspektiva më e mire e jetës ka bërë që kjo dukuri të prek të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupmoshat e ndryshme. Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë.
Kjo prirje do të thellohet më tej ku sa më të kualifikuar ata do të jenë, aq më lehte do të mund të emigrojnë.
Gjithashtu rezulton se një nder arsyet kryesore pse njerëzit duan të ikin është kërkimi i një mjedisi më të përshtatshëm, që do tu ofronte mundësitë për një të ardhme më të mirë. Të ardhurat e ulëta, mungesa e perspektivës për brezin e ri dhe mundësi të pakta punësimi ndikojn në vendimin e tyre për të emigruar.
Shqipëria po humbet rininë e saj pasi shumë shtete si Gjermania, Kanadaja nëpërmjet politikave të emigrimit po tërheqin njerëzit me potencial.
Numri i përgjithshëm i popullsisë po bie.

Që kjo situatë të ndryshoj lypsen politika zhvillimi që krijojnë më shumë mundësi punësimi, të ardhura të mira, programe e masa që nxisin meritokracinë, konkurrencën dhe respektin ndaj arsimimit dhe kapitalit human të specialistëve të kualifikuar.