Shpallje

Lediana Hoxhaj/
Ditën e djeshme banorët e zonës së njohur si “Astiri” kanë protestuar duke bllokuar kalimin e makinave. Arsyeja e protestës ishte mbrojtja e pronave, shtëpive dhe bizneseve të cilat është lajmëruar se brenda një afati 2-javore do shemben për shkak të ndërtimit të “Unazës së Madhe”. Por sa të përgatitur janë banorët për këtë gjë? A ka siguruar shteti një vend strehim për familjet që do shpërngulen? Cili do jetë cmimi i vlerësimit të pronës së banorëve nga shteti, dhe cështë më e rëndësishmja, cdo të ndodhë me pronarët që nuk janë të pajisuar me dokumentet përkatëse?
Shpresoj që largimi i familjeve nga banesat e tyre të mos bëhet si të gjitha rastet që kemi parë vitet e kaluara, ku policia nxjerr banorët me dhunë, duke i tërhequr me forcë, shpesh herë duke i shoqëruar në komisariat vetëm e vetëm sepse mbrojnë pronën e tyre.
Të pyetur se kur janë lajmëruar për prishjen e ndërtesave dhe projektit të ri banorët shprehen se nuk kanë aspak djeni për këtë projekt dhë janë njohur me të përmes mediave dhe së fundmi një deklartë nga autoritetet përkatëse, që ishte po ashtu e paqartë. Banorët nuk janë njoftuar as në lidhje me procesin e dëmshpërblimit, dhe as me mënyrën se si do të procedohet në vazhdim me bizneset që ata kanë.
Të indinjuar nga kjo situatë ata thonë se kanë ndërmend të bëjnë rezistencë ndaj këtij aksioni, që ju kërkon të shpërngulin në kohë rekord sendet e tyre shtëpiake si dhe bizneset që ata kanë.