Shpallje

Aktori i njohur i humorit Besnik Çinari ndodhet i shtruar në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë pranë QSUT-së, në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë publik gazetari Dëfrim Methasani i cili nëpërmjet një postimi bën thirrje dhe për mbështetje ndaj tij.

Reagimi:

Përshëndetje miq. Isha mësuar ta shoh në skenë dhe në ekran, ta takoj në kafe, apo evente. Por ndjeva dhimbje sot tek e takova në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë. Ju gjenda me aq sa munda, por humoristi dhe artisti shkodran Besnik Çinari ka nevojë për më shume. Ndaj ju ftoj ta mbështesim, kush mundet dhe sa mundet…Të shkuara mjeshtër!

Top of Form