Shpallje

Pasi mbajti rreth një vit mbi tavolinë propozimin e kryeministrit Rama për emërimin e Helidon Bendos në krye të SHISH,  presidenti Ilir Meta ka firmosur emërimin e tij.

Kreu i shtetit e ka vendosur firmën për Bendon një ditë më parë, ndërkohë që ajo vjen fill pas një përplasje institucionale mes presidencës dhe kryeministrisë dhe pas një takimi 90 minutësh që Rama dhe Meta konsumuan këtë të dielë në lidhje me aryet e mosdekretimit të Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk dihen motivet që e çuan presidentin të bindet për të firmosur për drejtorin e SHISH por kjo mund të ketë lidhje edhe me ndonjë të dhënë që shërbimi i ka vënë në dispozicion presidentit në lidhje me emrin e Sandër Lleshit