Prokurori i ceshtjes se skandalit ne BSH, Ramadan Troci, duke dale nga Prokuroria e Tiranes, pasi ka marre ne pyetje Guvernatoren e komanduar te Bankes se Shqiperise, Eisabeta Gjoni ne lidhje me skandalin e vjedhjes se 713 milione lekeve nga Thesari i Shtetit./r/n/r/nProsecutor of issue of scandal in the Bank of Albania Ramadan Troci, leave Tirana Prosecutor office, after interrogating the commanded Governor of the Bank of Albania, Elisabeta Gjoni about the theft scandal of 713 million leke from the state treasury.
Shpallje

Prokurori që firmosi vendimin për arrestimin e ish guvernatorit Ardian Fullani, del sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurori Ramadan Troci ditën e sotme do të japi shpjegim përpara trupës gjykuese, ku ka rënë në sy dhe shumëfishimi i pasurisë tij me 28 herë me tepër, përgjatë 14 viteve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur. Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun. Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likujditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë