Gangrena politike e Thaçit

Tendenca e Thaçit për procesin final të dialogut Kosovë Serbi, ka edhe një agjendë komprometuese, për faktin që edhe shqiptaret, po edhe serbet nuk kanë një fleksibilitet politik e human për tu pajtuar me realitet. Mbi këtë mungesë të theksuar mund të gjykoj secili se; Thaçi në këtë përudhë po përfaqëson vetëm një komplot politik, i cili mund të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe i favorshëm gjithsesi e vetëm për Serbinë.

Shkruan: Bekim Rexhepi

Shanset e Hashim Thaçit janë të vogla që ti mbijetoi pushtetit edhe për ca kohë të tjera, sepse duket që përfundimisht vet i është futur rrugës qorre, e cila ka një fund tragjik, sepse avancimi ti ka degraduar me insiativën e fundit. Me insiativën për të bërë edhe një kompromis të ri me Serbinë, kësaj radhe mbase ky kompromis do të jetë i dhimbshëm për Kosovës, çoftë e thënë por kurrë e provuar. Asnjëherë nuk ka sqaruar në minimum vet të pyetjes se pse duhet të bëhet marrëveshje e dhimbshme? Kujt i duhen marrëveshjet e dhimbshme?, A kaq të lumtur paskemi qen në histori, ne shqiptaret që tani, i paska ardhur fundi kënaqësisë sonë dhe duhet ta kemi hise edhe dhimbjen. Kjo është gangrena e politikës së Thaçit, nuk i dihet se çfarë të sjellë, është i paparashikueshëm, njëkohësisht ky Thaçi ka dëshmuar se nuk ka parime dhe nuk ka dije se çka është dhe çka duhet të bëhet politikë. Pa parime nacionale e etike, Thaçi vazhdon ti thërrasi me kokëfortësi insativës së tij për të pasur një marrëveshje finale me Serbinë, më gjithsej Serbia nuk e quan marrëveshje finale.

Historikisht as shqiptaret e, as serbet nuk kanë pasur gatishmëri e vullnet për të futur në bisedime apo në dialog për ndonjë marrëveshje që mbase e nënkupton paqen e ndërmjetme apo ndonjë marrëveshje zemërgjerësie që në çfarëdo kontesti do të mund të lëvizë, korrigjoj territoret e të dy vendeve. Pa e absorbuar tendencën serbe se edhe territori i Kosovës është i saji.

Kjo insativa e Hashim Thaçit në fakt ka një çmenduri të pashpjegueshme, ndofta edhe vet nuk di se sa i çmendur bëhet, kur ngul këmbë për të pasur marrëveshje të domosdoshme me Serbinë. Madje po të pyetet më qartë ne atë insiativë të tij se çfarë do kam krijuar përshtypjen se nuk di çfarë do, sepse ka një rregull politike që nuk mund të bësh marrëveshje kur nuk je palë e njohur dhe legjitime. Megjithëse ulja e Serbisë me palën shqiptare ka ndodhur vetëm në nivele përçmuese dhe janë ulur vetëm atëherë kur i është dashur që të duket një Serbi ndryshe , e transformuar dhe demokratike, ulja e saj ka qenë edhe atëherë kur i është dashur që të arrihen disa gjëra të parëndësishme në kohë dhe që nuk përmbyllin çështje të përhershme.

Thaçi, duke e ditur se nuk ka një mandat legjitim për të qenë pjesëmarrës direkt në negociata me Serbinë, ka arritur që përmes disbalancimit politik të pushtetit të brendshëm në Kosovë të kërcënoi politikisht të tjerët dhe më këtë të mund të marrë vetë përvete legjitimitet politik në negociata. Madje bëhet i rrëshqitshëm si “thiu në akull” i shpërqendrohet opinionit dhe imunizon kritikat edhe atëherë kur ato vijnë nga ndërkombëtarët, si vije fjala e Gjermanisë dhe Britanisë se Madhe, qe janë kategorike se nuk mund të ketë marrëveshje të atillë që prek kufijtë aktual të Kosovës.

Kam në dije një dëshirë të mundshme për ta lëvruar si shtjellim që tendenca e Thaçit për procesin final të dialogut Kosovë Serbi, ka edhe një agjendë komprometuese, për faktin që edhe shqiptaret, po edhe serbet nuk kanë një fleksibilitet politik e human për tu pajtuar me realitet. Mbi këtë mungesë të theksuar mund të gjykoj secili se; Thaçi në këtë përudhë po përfaqëson vetëm një komplot politik, i cili mund të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe i favorshëm gjithsesi e vetëm për Serbinë.

Thaçit i janë publikuar disa memuare ne librin e tij biografik, ku cilësohet edhe si një sensasivë i ndikuar nga qarqet franceze, dhe për këtë duket ta ketë marrë një koncept francez të pas luftës se dytë botërore, gjoja insativa për marrëveshje të ndërmjetme, e cila nënkupton pajtimin dhe njohjen. Një marrëveshje që mbase sipas këti koncepti francezë duhet gjetur momentin për ta filluar.

Thaçi ka nxituar të jetë vet ky negociatori dhe fare i vetëm do që në këto marrëveshje të jetë i përfshirë, ndofta për të rregulluar imazhin e tij pas skandaleve dhe pas akuzave se mund të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Nxitimi për të bërë një marrëveshje të suksesshme duhet patjetër të ketë parasysh gatishmërinë dhe vullnetin e dyanshëm, të popullit shqiptar dhe ati serb. A janë të gatshëm shqiptaret dhe serbet për këtë marrëveshje që aludohet nga te dy presidentët apo ndofta synohet që kjo marrëveshje tu serohet te dy popujve si një drekë e domosdoshme me tendencën “kaq kemi, kaq mund të hani!, ose merre, ose lejeni, por më pastaj do ta vuani!…

Duke e marrë në shqyrtim e sipër faktin se as shqiptaret nuk janë francezë dhe as serbet gjerman, nuk mund të pretendohet në një marrëveshje të njëjtë siç ka ndodhur mes francezëve dhe gjermanëve. Tjetër sqarim shtesë, gjermanët pas disfatës së tyre luftarake, e pranuan realitetin e ri, të krijuar dhe filluan të ngritën ngadalë, pa e kultivuar kompleksin e reliktit nacionalistë qe u mbet në gjysmë dhe pa shikuar prapa elementët e dështimit të tij, nuk i dhanë një shans të ri. Gjermanet si rrallë kush u shkëputën dhe u distancuan komplet nga komploti i luftës dhe ideologjisë naziste. A e kuptuan se ishte gabuar dhe për ta tashmë ishte sfidë çfarë mund të bëhet për tu përmirësuar dhe për tu pajtuar me fqinjët, paguan demet e luftës, njohën gjenocidin dhe krimin e bashkë më të edhe kërkuan falje.

Gjermanët edhe pse pas luftës së dytë botërore dolën të shtrirë për tokë, të shkatërruar nga aleanca botërore(Amerika, Rusia, Anglia dhe të gjitha vendet e Evropës) ia arriti e vetëm që serish të ngritët, të jenë faktor i rëndësishëm dhe më ndikuesi në Bashkimin Evropian. Tani pas gjithë ati invadimit të huaj, gjermania arriti të kthej sovranitetin e vet dhe të bashkohet si shtet i ndarë që ishte.

Po ashtu edhe francezët ngadalë u rikthyen në një shtet të rëndësishëm pranuan që mund të bashkëpunojnë me gjermanët dhe bashkërisht morën role të mëdha në Bashkimin Evropian.

Ne nuk jemi tek kjo gjendje fluide sepse Serbia ende nuk na pranon si realitet, një popull dhe një shtet shqiptar, ajo mendon se ne ende jemi një pakicë formale brenda territorit të saj. Dhe kinse ky territor, ju dëmtua me një krijesë të re, të dhunshme që favorizon të tjerët dhe aspak serbet, me ca ndryshime të reja që kanë ndodhur si pasoj e agresionit të NATO-së – siç e quajnë ata – mbi Serbinë. Po që për Serbinë kjo gjendje e re, e krijuar dhunshëm, gjithsesi duhet negociuar edhe atëherë kur Serbia s’pajtohet me zgjidhje të papranueshme dhe të njëanshme.

Pra, ky realitet i ri do të mbetet vetëm një “realitet i keq”, për Serbinë, i dhimbshëm në të gjitha negociatat e Serbisë dhe mbase nuk do ta pranoj lehtësisht.

Ndofta për të qenë më të qartë rreth një detyrim që Serbia ta njehte këtë realitet do të duhej ta marrte grushtin e fortë ndërkombëtar, në mënyrë që të kuptonte se dhimbja e shkaktuar është fajësi dhe jo mundësi. Kështu është sjell deri me tani, ndaj për këtë fakt ajo vazhdon të ndjehet jo me fajësi por me mundësi, do të sillet mospajtuese dhe penguese e zhvillimeve tona, do të vë kushte e mbi kushte, sikur në fakt nuk e ka humbur de fakto dhe de jure asgjë në Kosovën.

Në këtë diskurs padyshim se e ndihmon edhe Hashim Thaçi, i cili qe prej se është në pushtet arbitrarisht krijon konotacione politike të papërshtatshme dhe ngulfat çdo zhvillim tjetër në mënyrë qe gjërat të sillen rreth tij dhe për të.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz