Jakup Krasniqi, vegë e klanit të Bilal Sherifit

MILAIM ZEKA VIKTIMË E KLANIT TË NISMËS DHE ASSESI E FJALORIT TË TIJ

Shkruan: Hysni Gashi

Ndonëse këto dite kryetari i këshillit kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi u shpreh kundër gjuhës se z.Zekes duke thënë se: nëse jam penduar ndonjëherë në jetën time jam penduar me Milaim Zeken që kam shti ne listë për deputet, duke aluduar se gjuha e përdorur e tij ne parlament është jonjerëzorë dhe jomoralë, kjo del të jetë e pavërtetë. Sepse i menjëhershëm ka qenë edhe kundërpërgjigjja e z.Zeka duke thënë se nuk është problemi të gjuha që kam përdorur por është problem se Jakup Krasniqi po e përkrah klanin e Bilall Sherifit i cili është bërë një forcë paralele në NISMA.

Përgjigja ishte kështu “unë Milaim Zeka jam prish me shokët më të mirë për Jakup Krasniqin, jam prish me Hashim Thaçin e Kadrin Veselin, jam prish me Ferat Shalen e Idriz Hyesin dhe Ramiz Lladrovcin madje në fshatrat nëpër Drenice kur e goditshin Jakup Krasniqin,Ramizi dhe mbështetësit e tij, unë para kamerave ne Drenice thoja se ata që po kritikojnë Jakupin nuk janë sa e shmajta e tij, dhe Jakupit mirë ju dukej dhe nuk u pendua për fjalorin tim. Pra argumenti dytë që e rrezen teorinë e bacit Kup. Po ashtu z.Zeka thotë së jam i dyti me i votuari ne Nisma mbas kryetarit Fatmir Limaj dhe po mos te isha unë dhe votat e mia Nisma nuk kish mujtë me formuar grup parlamentar e mi marr nga KQZ 250000 euro ne vit.

Mila flet edhe për punësime qe unë asnjë nuk e kam të punësuar nga Nisma ndërsa krerët e saj te gjithë familjaret. Prandaj nuk është problemi që Jakup Krasniqi u pendua për fjalorin tim porse Bilalli me klanin e tij është një përçarës, shantazhes e linçues aty ka thënë z.Zeka.

Por mos te harrojmë se nuk është ky rast i vetëm që Jakup Krasniqi është mosmirënjohës e përkrahësve te tij dhe pro klaneve dashakëqijve aty. Pikërisht për shkak të klaneve, ideologjisë dhe parimeve të tij të mbrapshta dhe antibashkëpunues shumë degë të këtij subjektit ishin shuar dhe figurat me të rëndësishme te kësaj partie ishin larguar. Është e çuditshme së si asnjeri nga bashkëpunëtoret e Jakup Krasniqit nuk është me të dhe përkrah tij, dhe kjo tregon së Jakupit i duhet një pasqyrë për ta shikuar vetën dhe për të parë gabimet që ka bërë me shokët e luftës dhe shokët e pasluftës.

Z.Krasniqi është një idealist fejzbukjan por jo edhe në jetën realë sepse kur është në pyetje interesi personal nuk e ka problem hiç më i dënuar e persekutuar shokët e tij. Në anën tjetër z.Krasniqi për hatër të bizneseve nuk e pat problem të kthehet në prehrin e Sami Lushtakut edhe pse ky i fundit ja kishte sharë nënë e gjyshe, pra sot familjareve Jakupit dhe Jakupi indirekt edhe pse deshi të ja tregoj vendin Samia ju ulë në prehër të tij.

Jakupi vetëm një gjë e ka të vërtetë, interesin personal nuk e jep për shokët ndërsa shokët për interes i falë në mënyrën ma mizore. Prandaj edhe Mila ra viktimë e klaneve dashakëqij ne këtë parti të përkrahur nga z.Krasniqi dhe assesi e gjuhës se tij që përdor dhe që ka përdore prej së e njohim ne. Tekefundit idealistet me të mëdhenjtë të Kombit z.Krasniqi i ka përbuzur për tu ulë në prehër të tyxharëve e interesgjinjve, dhe në fund sorollatet nëpër Drenicë duke u sjellë si viktime e të gjithëve.