Shpallje

Një tjetër gjyqtare e Apelit të Vlorës ka rradhën për të kaluar në sitën e trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Bëhet fjalë për Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës.
Gjyqtarja është e pranishme vetë në seancë pa avokat. Hetimi ndaj saj është kryer vetëm për kriterin e pasurisë.
Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Liçajn drejtohet nga Xhensila Pine dhe ka si anëtarë Lulzim Hamitajn dhe Olsi Komicin.
Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.