Shpallje

Një i ri banues në Patos ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit ‘Ndëshkimi i të fortëve’.
Albert Urlateanu, quhet 24 vjecari i arrestuar në flagrancë, ku gjatë një kontrolli në mjetin e tij tip ‘Mercedes Benz’, ju gjetën dy armë zjarripistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.