Po sikur… O Taulant Muka?!

Shkruan: Denis Bala

Po sikur e gjithë kjo histori që bëri bujë të ketë një vesion tjetër?

Ashtu siç shpesh në shume ngjarje, historia është në disa versione të ndryshme, po kjo histori a mund të lexohet dhe ndryshe?!

Ditet e sotme, në botën akademike, në Shqipëri të paktën, është e përhapur një mënyrë e bërjes së shkrimeve, doktoraturave apo dhe më gjërë.

Për shumë arsye, një person që konkuron për doktoraturë, jo gjithmonë e realizon vet temën e saj, nga A-ja deri tek Zh-ja.

Prandaj, lind një hipotezë që më pëlqen ta besoj.

Taulanti, si një person i formuar jashtë, dhe fama e tij prej një shkencëtari që ka marr pjesë në shumë grupe kërkimore, e bën atë njê person ku mund të kërkohet dhe një temë sa për të mbaruar ‘punë’, dhe nga tjetër të duhet një doktoraturë e bërë mirë.

Kjo gjë mund ta ketë shtyrë Z. Demo të blej apo të paguaj për një temë diplome që do t’i sherbente atij, aq më tepër që nuk ishte një mall nga tregu i vendit por nga ai i jashtëm.

Ky version është shume i perhapur dhe shumë doktorant sot, kanë konkuruar me një temë të blerë, kjo tashmë dihet.

Kjo nuk ndodh vetëm me temat e doktoratures, por dhe shume shkrime, botime apo libra, ku emri që vendoset në fund është blerësit dhe joi atij që e ka shkruar atë.

Dhe vjen një momentë që tema e diplomës që ti ke berë dhe punuar bëhet ‘Zv. Minister i Arsimit dhe Sporteve.’

Dhe pikërisht ky është momenti që ‘qingjin’ që e ushqeve, ta bësh ‘kurban’ dhe të dalësh në skenë duke deklaruar që këtë punim e kam punuar unë dhe kjo është plagjature, dhe të tille si ky rast ka shume!!!

Sa ‘ndere’ të tjera ke berë Taulant?

Natyrisht, askush nuk mund të thotë që temën për të cilën flitet, e kam blerë dhe jo vjedhur: ‘thikë me dy presa’.

Nga ana tjetër, në një mori shkrimesh, që Taulanti ka bërë, në një mori diplomash doktorature që janë, qëlloi fati që fare rastësisht, të godasësh në shenjë.

Të japësh një botim, apo një punim që dikur e ke punuar dhe e kë publikuar, dhe pastaj e shet kundrejt një pagese, kjo po të jetë një version sesi godet në shenjë fare rastësisht.

E pse mos ta besojmë këtë, Taulant?