Sistemi zgjedhor dhe nevoja urgjente për reformimin e tij

Shkruan: Shkelzen Osmani,
jurist i diplomuar.

Shtetet demokratike ne vende te ndryshme te botes per zgjidhjen e institucioneve perfaqsuese aplikojne sisteme te ndryshme te zgjedhjeve .Menyra se si nje shtet cakton sistemin zgjedhor shpesh here nderlidhet me specifikat e atij shteti si tradita,natyra e shtetit apo ndarjet rajone.Gjithsesi faktore kryesor ne përzgjedhjen apo caktimin e nje sistemi zgjedhor eshte interesi apo fakti se aj sistem i zgjedhur ju konvenon partive qe e bejne përzgjedhjen e tij pra duke demtuar keshtu partit opozitare apo partit e vogla qe nuk jane pjes e përzgjedhjes te atij sistemi zgjedhor.

Llojet e sistemeve zgjedhore fillojne prej atyre proporcionale ku përqindja e votes përkthehet ne përqindje mandatesh dhe ne ato mazhoritare ku zgjedhjet zhvillohen mes kandidatve ne zona gjeografike dhe ku natyrisht fiton kandidati qe ka me shume vota ,e deri te sistemet mikse apo te përziera me elemente te sistemeve mazhoritare e proporcionale si psh ndarja ne zona zgjedhore.

Shtetet e fuqishme demokratike si Shba dhe Britania e madhe kane sistemet e tyre mazhoritare.

E perbashketa e shume shteteve qe ne i kemi hulumtuar eshte se shumica e ketyre shteteve perdorin sistemet zgjedhore proporcionale te ndara ne zona zgjedhore ku secili rajone apo zone zgjedhore dergone deputet ne parlament.

Sistemet zgjedhore te vendeve ballkanike

Shqiperia per dallim prej vendeve tjera ka sistem zgjedhor te ndare ne 12 zona apo qarqe administrative ku gjithsecila zone ka numer te ndryshem te banorve dhe zona me numer me te madh te banoreve merre mandate me shume dhe zona me numer me te vogel banoresh merr mandate me pak.Ne shtetet tjera kjo forme nuk ekziston pasi qe jane te ndara ne zona zgjedhore me numer perafersisht te njejte te banorve dhe po ashtu numri i mandateve eshte i njejte .Ne Kroaci dhe Shqiperi perdorin sisteme me lista te mbyllura te caktuara me heret nga partit politike kurse Sllovenia ka lista te hapura ku votuesit zgjedhin nje kandidat te caktuar dhe kandidati me numer me te madh votash fiton ulse ne parlament.

Kroacia

Kroacia ka dy parti te medha Bdk dhe Psd dhe disa parti tjera me te voglate cilat garojne ne zgjedhje per 148 deri ne 160 vende ne parlamentin Kroat .Pikrisht ky numer i deputetve qe eshte i përcaktuar e bene kete sistem si me te veçante .Deputetet e kuvendit Kroat zgjedhen ne zona zgjedhore qe jane 12 zona.

10 zona zgjedhore ne shtetin Kroat qe jane zona gjeografike qe ne kuvendin Kroat dergojne nga 14 deputet qe perbejne numrin prej 140 vendesh ne parlament.

Zona e 11 zgjedhore eshte zone jasht kufinjeve Kroat pra eshte zone e dedikuar per diasporen Kroate dhe ka gjithsejt 12 vende numri i votuesve te diaspores e cakton numrin e sakte te deputeteve qe fitojne vende ne kuvend pra qe e cakton faktin pse kuvendi Kroat mund ti kete prej 148-160 vende.

Zona e 12 zgjedhore perbene zonen jo gjeografike e cila eshte e rezervuar per partit e pakicave dhe kryesisht ne kuvend dergon 8 deputet ,5 deputet pakica Serbe dhe 3 deputet pakicat tjera.Vlene te ceket se shteti Kroat nuk ka vende te garantuara per gjinine femërore.

Sllovenia

Sllovenia ka dy parti te medha si Psd dhe Pds te cilat ne zgjedhjet e lira dhe demokratike garojne per 88 vende.

Parlamenti slloven ka gjithsejt 90 ulse ku 88 ulse per partit e medha dhe 2 vende te rezervuara per pakicat.
Sllovenia ndahet ne 8 zona zgjedhore ku zhvillhet gara zgjedhore sipas sistemit me lista te hapuara ku qytetaret kane te drejt te votojne nje kandidat.

Zonat jane te ndara ne menyre te barabarte te numrit te votuesve .

Secila zone dergone nga 11 deputet ne parlamentin Slloven.

Ne secilen zone zgjedhore partit duhet te kalojne pragun prej 3 % per te fituar mandate.

25%e listave zgjedhore te partive politike duhet te jene te perbera prej femrave.

Pakicat ne shtetin Slloven votojne nga 2 here nje here ne zgjedhjet ku zgjdhen 88 deputet e edhe ne zgjedhjet ku zgjidhen 2 deputet qe e perfaqsojne pakicen.

Maqedonia

Dy partit me te medha ne shtetin Maqedon jane VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe partit tjera Shqiptare si BDI dhe PDSH e tash se fundi edhe BESA e parti te tjera me te vogla garojne per 120 vende ne parlamentin Maqedon .Parlamenti Maqedon ka 123 vende .Shteti Maqedon ka 6 zona zgjedhore .Zonat zgjedhore jane te caktuara ne baze te ligjit per zgjedhje ne menyre qe te kete numer te barabarte te banoreve .Qdo zone zgjedhore dergone nga 20 deputet ne kuvendin Maqedon, 3 vende jane te rezervuara per diasporen.30%e listave zgjedhore te partive politike duhet te jene femra.

Kosova

Duke i pare sistemet zgjedhore te shteteve ballkanike dhe duke i krahasuar me sistemin tone zgjedhor ne Kosove mendoj se me shume se kurre ka nevoje per reforme te thelle zgjedhore .Pikat te cilat ne mendojme se duhet te reformohen jane :

1.Duke i pare vendet e rajonit qe kryesisht jane te ndara ne zona zgjedhore mendoje se Kosova duhet te ndahet ne zona zgjedhore qe te kete perfaqsim nga te gjitha zonat ane e mbane vendit.Kosova duhet te ndahet ne 9 zona zgjedhore .7 Zona zgjedhore per rajonet e Kosoves si Prishtina,Mitrovica,Peja,Prizreni,Ferizaji,Gjilani,Gjakova dhe 2 zona zgjedhore nje zone per pakicat dhe nje zone per diasporen Kosovare eshte e paimagjinueshme qe Kosova te mos kete vende te rezervuara per diasporen duke e pare kontributin e madhe te diaspores ne bugjetin e Kosoves dhe te familjeve Kosovare.Ndarja ne zona zgjedhore eshte shum e mire per demokracine sepse tash me nje zone zgjedhore qfare e ka Kosova aktualisht shume zona jane te paperfaqsuara ne parlament .Ndarja ne zona zgjedhore kriojne edhe nje lidhje apo llogaridhenje mes qytetarve dhe deputeteve te asaj zone.

2.Pragu zgjedhore ne Kosove per momentin eshte 5% përqindje kjo e larte per partit e vogla duhet te ndryshohet ne 3 % .

3.Kuota gjinore ne Kosove aktualisht eshte 30 % .Kjo pike eshte mese e nevojshme te reformohet per arsye se psh nje kandidat per deputet mashkull merr 10.000 vota dhe nje kandidate femer po merr mbi 5000 vota ne baze te kuotes gjinore femra po e fiton ulsen ne kuvend ndersa mashkulli jo kjo paraqet shkelje te te drejtave te njeriut dhe pasqyrim jo real te vullnetit te votuesve .Pra kuota gjinore duhet te mjeket dhe te gjithe te konkurojne te barabarte sistem ky qe e perdore edhe shteti Kroat.

4.Kryetari i komisionet qendror zgjedhore te zgjidhet me konkurs publik dhe te jete njohes i mire i sistemeve zgjedhore dhe te mos jete i ndikuar politikisht.

5.Sistemi me lista te hapura ku qytetaret kane te drejte te votijne 5 kandidat duhet te ndryshohet dhe qytetaret duhet te votojne vetem 1 kandidat sepse shpesh here kjo po keqperdoret per arsye se qytetaret jane te painformuar se kane te drejt te votojne 5 kandidat dhe shpesh here votojne 5 subjekte ose votojne vetem nje kandidat dhe lejne 4 vende te zbrazura gje qe mund te keqperdoren me vone nga ana e komisionerve ,gjera keto qe po na sjellin numer te madh te votave te pavleshme gje qe na ka ndodhur ne zgjedhjet e kaluara.