Shpallje

Rep artisti nga Gjilani Gentrit Shala i njohur si Genti tani së fundmi e kemi parë të përkushtuar në skenën muzikore shqiptare edhe si producent.

Ai është duke punuar intensivisht në muzikë si tekst shkrues, producent, dhe regjisor i video klipeve për fëmijë.

Disa prej projekteve muzikore që ai ka punuar kohëve të fundit për të tjerët, kanë rezultuar mjaftë të suksesshme.

Siq duket emri i këtij djaloshi të ri çdo ditë po shkon duke u ngritur në showbizin shqiptar. Kur u pyet Genti nga ne se përse nuk është duke publikuar këngë të reja për veten, ai tha se së shpejti do të kthehet prap pa caktuar afat kohor.