Shpallje

Unaza e Re është një nga zonat e cila ka pësuar së tepërmi ndryshime përsa i përketë demografisë dhe infrastrukturës.
Ndër vite vuajti problematikën e menaxhimit administrativ ku shpesh herë “nuk dihej” ndarja ndërmjet komunës e bashkisë, gjë e cila me reformën territoriale i dha një tjetër vlerë kësaj zone.
Unë jam një i ri i lindur e rritur në këtë zonë, të cilën e njoh nga fillimi në fund, nga ndryshimet e para e deri më sot, e ku gëzoj respekt për çdo person të Unazës së Re.

Për fat të keq, një pjesë e Unazës së Re, në kohën e administrimit nga Komuna Kashar, ishte në një gjendje katastrofale, e këtë se them unë por të gjithë banorët e saj.

Urbanizimi e investimet e reja sollën një tjetër qasje, e ja ku jemi sot, sërish përballë investimeve për një qasje tjetër të kësaj zone.
Zonë për të cilën kam parë “interesimin” e Lulzim Bashës, një interesim aq i madh sa që ka nisur të vij nga dy herë, njëherë në mes ditë e njëherë pasdite.

Nuk e di me sa moral, e me sa guxim Lulzim Basha shkel në Unazën e Re?

Ky ish kryetar bashkie i cili jo që nuk u interesua sikurse dhe njëherë të vetme për këtë komunitet, por as që erdhi ti vizitonte.
Sot Lulzimi vjen e sheh qytetarët si një front i mirë për vjeljen e votave, por harron e nuk kthehet në kohë.
Në kohën teksa flinte gjumë në zyrë, e nuk bëri sikurse dhe dy vija të bardha për unazën, duke mos kërkuar asgjë më tepër.
Po, po pikërisht ky Lulzim që i fliste Tiranës për tramvajin, është i njëjti që shkon e nxit qytetarët sot të dalin jashtë kontrollit vetjak.

Këta sot e kanë humbur shpresën se mund të ringrihen, madje kanë filluar të gënjejnë dhe veten, por nuk e kuptojnë që populli nuk harron. Pikërisht ky popull të cilit Lulzim Basha nuk i shërbeu sikurse një orë kur drejtonte bashkinë.