Shpallje

Mimoza është një këngëtare shqiptare e cila po ec me hapa të suksesshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo sapo ka publikuar këngën e re të titulluar “Love For Days”, në kontratë me produksionin muzikor “Budde Music” që vepron në Gjermani.

“Love For Days” trajton një fabul dashurie, por Mimoza shkëlqen në video, duke u dukur atraktive dhe tërheqëse me të bardha. Ky projekt vjen krejtësisht ndryshe për dallim nga projekti i parë nga Mimoza “Big Girls Cry”.

Mimoza është shume aktive në rrjetet sociale ku ndan fotografi të reja me ndjekësit e saj, ajo shihet plotë me energji, buzëqeshje dhe me një stil shumë të veçantë. Aktualisht Mimoza ka shumicën e fansave nga mbarë bota.

Kujtojmë se dy këngët e publikuara nga këngëtarja përgjatë vitit 2018, “Love For Days” dhe “Big Girls Cry”, kanë arritur shifra të kënaqshme klikimesh në Youtube./Florim A.Gashi-Gazetaora/

Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga Mimoza të cilen mund ta gjeni në instagram duke klikuar KËTU