Shpallje

Sipas një postimi në Facebook, Ministri i Arsimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës Shyqyri Bytyqi, sot ka nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

Kjo do të thotë që asnjë arsimtar, mësues apo nxënës nuk do të ketë të lejuar përdorimin e telefonit celular (mobil) në shkolla./GazetaOra.com