Shpallje

Koloseu apo amfiteatri flavian është një prej ndërtesave më të famshme dhe monumenteve më të qëndrueshëme të kulturës antike romake.

Emrin Koloseu, ndërtesa e famshme e mori prej statujës kolosale të Neros (40m e lartë), e cila ndodhej pranë. Poashtu, u quajt ndryshe amfiteatri Flavian, për shkak të mbiemrit të familjes perandorake në atë kohë që sundonte në Romë.

I ndërtuar në vitin 72 pas Krishtit nga perandori Vespasian, Romës së lashtë ia ktheu identitetin e pathyeshëm.

Cdo herë në Romën e lashtë, mbaheshin aktivitete të ndryshme. Ndër to ishte edhe Gara me Gladiator, që kishte karakter gjakdërdhes./Përgatiti: Argjira Ukimeri – Prizren, Nëntor 2018