Varësia ekonomike e një shteti ndaj shteti tjetër është edhe varësi politike

Shkruan: Hysni Gashi

Ne ekonomi thuhet se varësia ekonomike e një shteti ndaj shtetit tjetër eshët edhe vartësi politike dhe këtë fakt me se miri e dine ekonomistet. Por shtrohet pyetja prej pas lufte e deri të zgjedhjet e para lokale e qendrore kush e bëri këtë varësi ekonomike të një shteti tjetër dhe varësi politike?

Pikërisht këtë varësi e benë këto parti ekzistuese herë në pozitë e herë ne opozitë.Dhe për çudi gjithë qeveritë që ishin me të mëdha ne rajon dhe me numër dhe me ka disa këshilltar ekonomie ne fund të ditës pa rezultate dhe a e dini pse? sepse mbrapa produkteve dhe tregut serb qëndruan të fuqishmit e pushtetit e të opozitës.

Dhe pas 18 vite ju ra ne mend se duhet vendos taksen produkteve serbe madje pa një studim të mirëfilltë duke pare ne anën tjetër se çmimet janë ne rritje gjithandej ku xhepi i qytetarit po varfërohet edhe me shumë dhe ne anën tjetër presioni i shteteve mike që na çliruam dhe pavarsuan prej agresorit dhe që sigurojn dhe moniturojn shtetin tonë.

Pse them pa një studim, sepse para se mi vendos taks produkteve serbe është dashur me krijuar mjedis me te favorshëm për prodhusin vendor dhe jo atë serb që të vie ne shprehje taksa 100% dhe t’na shikojn shtetet mike me një sy tjëtër.Prandaj faji nuk është ne Beograd e as ne Mosk por ne Prishtinë të qeveritë tona të njëra pas tjetrës që krijuan varësi ekonomike dhe politike ndaj Serbisë.