Shpallje

Me anë të një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar Lorik Canën si ambasador i shkëlqyer i vlerave sportive të shqiptarëve kudo në arenën botërore
Mes tjerash, Meta shprehet se historia e Lorikut është një frymëzim për të rinjtë e tjerë shqiptarë, të cilët duan t’i hyjnë botës së sportit dhe futbollit në veçanti. Gjithashtu Meta shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të gjithë shqiptarët me simbolin e shqiponjës dy krenare, e cila në futboll tashmë është bërë kryefjalë për legjionarët shqiptarë, por jo vetëm.
“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.