Shpallje

Me anë të një video informuese, kryeministri Edi Rama është shprehur mbi rritjen e pagave të 60 mijë punonjësve në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Në video thuhet se Buxheti 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.
1 miliard lekë për rritjen e pagave në shëndetësi: 4650 mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%. 13 765 infermierë, laborantë, ndihmës mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.
1.37 miliardë lekë për rritjen e pagave në arsim: 35 873 mësues e staf mësimor të arsimit parauniversitar përfitojnë rritje page 7%.
Sipas kryeministrit, në vitin 2019 fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018. Do të punësohen 438 edukatore më shumë se në vitin 2018, në 32 bashki! Në sektorin e mbrojtjes mbi 6800 ushtarakë aktiv përfitojnë rritje page 10%-19 %.
Mbi 177 milionë lekë për rritjen e pagave në sistemin penitenciar: 3559 policë të burgjeve përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.
Mbi 120 milionë lekë për rritjen e pagave të diplomatëve: Rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike përfitojnë rritje page mesatarisht 20%.