Shpallje

Marjon Gorica/
Ndonëse është lënë në ‘harresë’ herë pas here nga disa shtete të Europës për interesa politikash ndërkombëtare, Kosova vazhdon të eci me ritmet e duhura.
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është oguri i një ecuri për formimin e plotë të një shteti të pavarur, duke rritur kështu sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
Një shtet i cili në pak vite pavarësi, po mundohet të ngrihet në nivelin e duhur, më qëllim forcimin e cdo strukture, e duke ecur njëkohësisht drejt aderimit të plotë në familjen e madhe Europiane.
Kosova sot është një shtet i cili pavarësisht situatave të krijuara herë pas herë në brendësi të saj, e sigurisht kjo për interesa partish politike apo pushteti, ka mundur të ruaj qëndrime të përbashkëta, kur bëhet fjalë për ecurinë e disa etapave që e lartësojnë emrin e saj.
E sigurisht sot mund të themi që vazhdimësia e punës së Kosovës, po prek ndryshime pozitive, por këto ndryshime duhet të pasohen e në cështje të tjera.
Dua të prek këtu Luginën e Preshevës, një cështje e cila nuk duhet lënë kurrësesi në harresë, e ndaj themi që progresi i shtetit të Kosovës, nuk duhet të jetë regres për territoret shqiptare jashtë kufijve të saj.
Krijimi i ushtrisë është hapi i rradhës në rrugën pozitive e të suksesshme të gjysmës së Shqipërisë, e ndaj të gjithë së bashku duhet të punojmë për forcimin e marrëdhënieve e lartësimin e emrit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.