Shpallje

Me anë të një postimi në Facebook, pedagogu Erion Kristo i është drejtuar me një mesazh Drejtorit të Policisë Rrugore z.Mitat Tola dhe Minsitrit të Brendshëm z.Sandër Lleshaj.
Në reagimin e tij Kristo shprehet në lidhje me veprimtarinë e Policisë Rrugore ditët e fundit.
Reagimi i plotë:
Ky postim eshte per Mitat Tolen dhe policine e z. Lleshi. E quajta keshtu sepse ai vete ka thene qe policia eshte pergjegjesia ime, dhe si sillen ata, eshte sjellja ime.
Ditet e fundit, shteti gjobevenes, qe nuk e ze gjumi pa shpikur gjoba, ka aplikuar me furi masa administrative kunder drejtuesve te mjeteve qe nuk respektojne vijat e bardha. Nga disa video qe jane postuar, ky duket si argetimi i ri i policise. Ne pamje te pare duket se kjo strategji eshte me vend. Natyrisht, kemi vite qe kemi folur per vijat e bardha, dhe per rendesine e tyre. Dhe pa diskutim qe duhet nje perkujdesje tjeter per kembesorin. Ka shume arrogance nga shoferet e papergjegjshem. Por problemi eshte i disafishte. Nese duam ti respektojme vijat e bardha, duhen disa masa te tjera, teknike ne radhe te pare. Duhet permiresuar sinjalistika, vertikale, horizontale. Duhen vija me te theksuara, ndricim me i pershtatshem, rregullim i semaforeve me teknike, etj. Nese ne Kosove zebrat respektohen, ska pse te mos respektohen dhe tek ne. Po kjo nuk vjen me video te fshehta. Po me nje plan konkret masash.
Kush udheton ne kryeqytet te pakten, por dhe ne qytete te tjera, mund ta vere re lehte se eshte e pamundur te respektosh kalimin teresor te nje personi ne vijat e bardha, sepse fluksi i kembesoreve eshte i panderprere, ashtu si ai i makinave. Kjo rregullohet me nje pulsant, jo me gjoba. Boll dhate spektakel. Ne rruget super te trafikuara te Tiranes, ku behet nervoz dhe ai qe ka durim derri, ju kerkoni perfeksion ligjor. Po mire, a i gjobisni dhe kembesoret qe ecin kuturu? Pse lejoni shkeljen e ligjit? Mund ta tirrja gjate kete, por pres dhe mendime nga te tjeret, madje dhe nga vete ministri qe e ka rihapur fejsbukun. Shpresoj ta lexoje zoti Mitat Tola dhe zoti Sander Lleshaj.
Dhe qe te mos mendoni se jam person negativ, po ju them se e mbeshtes idene e policise se padukshme. Jo per ndonje gje, po e kam thene vete, para te gjitheve. Eshte me e frikshme dicka qe nuk e sheh se sa dicka qe e sheh.
Pres mendime nga te gjithe.