Shpallje

Tregu industrial i Laçit është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është shënuar rreth orës 6:00. Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nga raportimet paraprake nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 60 tregtarë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Tregtarët pretendojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë më mirë shkaqet.
Sipas raportimeve të fundit zjarrfikësit që kanë mbërritur edhe nga Lezha e Mirdita vijojnë të punojnë për shuarjen e flakëve