Shpallje

Një vajzë 17-vjeçare është vrarë me armë zjarri, ndërsa një djalë 23 vjeç ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (26 dhjetor) në zonën e Laprakës në Tiranë, në rrethana ende të paqarta.

Vajza ka marrë një plumb në kokë

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Briselda Gjikola, e cilia ndërroi jetë në spital pasi kishte marrë një plumb në kokë. Kurse i plagosur është i riu E. Bengo që ndodhet në gjendje të rëndë. Ai ka marrë një plumb në shpatull.

Dy të rinjtë u qëlluan në makinë

Sipas informacioneve mësohet se dy të rinjte janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar, sapo ata kanë hipur në makinë.

Ndërkohë dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në vrasja. Ata raportohet se janë larguar në këmbë.

“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe Erion Benga., 23 vjeç. Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.