Shpallje

Nga burime brenda Partisë Socialiste, bëhet me dije se në fund të muajit mars do të mblidhet kongresi i saj, nga ku dhe do të shpallen zyrtasrisht kandidatët për 61 bashkitë e vendit.
Tre muaj para zgjedhjeve dhe dy muaj para hapjes së fushatës elektorale, shqiptarët do të mësojnë se për cilët do të votojnë. Por edhe pse pjesa më e madhe e kandidatëve për kryebashkiakë do të kenë nisur nga fushata zgjedhore dhe puna në terren me shtabet elektorale, për disa të tjera pikëpyetjet do të vazhdojnë deri në kongres.
Pritet që për disa bashki të ketë dilema deri në fund, nëse do të ketë rikandidime apo jo të kryetarëve aktualë, njëkohësisht dhe presionet nga baza socialiste drejt qendrës së saj. Ende Partia Socialiste nuk ka sqaruar se kur nis numërimi i mandateve të bashkiakëve të saj, disa prej të cilëve kanë tri mandate dhe nëse ata do të mund të rikandidojnë për një tjetër mandat.