Dialogu i kompromentuar

Dialogu me Serbinë nuk është agjendë kryesore e problematikave që ka vet Kosova, madje shqiptaret kanë ç’tensionua marrëdhëniet e tyre me serbet e Kosovës, nuk është një fakt i mëtejmë dhe për këtë nuk ka nevojë që dialogu të zhvillohet dhe të jetë jetësor me Serbinë, nuk ekzistojnë më dilema reale që serbet të mos e pranojnë juridiksionin politik e ligjor të Kosovës. Ky dialog është si seksualiteti pa norma.

Shkruan: Bekim Rexhepi

E di që ekipi i dalë nga kuvendi për dialogun me Serbin është si një ekip – bordi i anijes së shpëtimit të Hashim Thaçit, s’ ka si të ndodhi ndryshe me këtë ekip që vije në alarmin e vërtetë të fundosjes së Hashim Thaçi. Taksa prej 100% dhe vendimi i pakthyeshëm i Ramushit për ta bërë transformimin e FSK-së, ia këputën kokën disi insiativës së Thaçit për dialog përfundimtar dhe korrigjim të kufijve të Kosovës. Alarmi i fortë i Thaçit për mbytje, sikur pati vesh tek PSD-ja, pjesa e brishtë e Vetëvendosjes, e cila u vet largua si pasojë e thikës që më parë Albin Kurti ia nguli në një seancë, në Kuvendin e Kosovës një kompanie të çoroditur biznesi të quajtur i – Devolli. Pastaj, atakoi edhe pasojat e mundshme të një filtrimi të brendshëm, nga brenda Vetëvendosjes që vinte nga disa anëtar që tashmë identifikoheshin si sensasivë e kontrovers të ideve të skalitura prej vitesh, brenda vetëvendosjes.

Largimi i turpshëm nga vetëvendosja i anëtarëve të brishtë, tani po i ofrohet me zell PDK-së, Fytyrat e tyre që dikur e lartësonin Albin Kurtin, si një figurë të madhe u bënë shpejtë në fytyra të magjupeve, janë si ato që kur dalin e lypin, janë gati për mëshirë e në vajë, po kur dalin me çalltisë janë të gatshme e plotë gaz. Këto janë fytyrat e PSD-së, nuk lipset tjetër pamje, veçse asaj qe japin për çdo ditë, duke i mbajtur paligjshëm mandate të një partie tjetër, duke e sjellur ne skenën politike një parti të vdekur më parë.

Bordi i anijes shpëtues të Hashim Thaçit, në minutat e fundit e nxirri atë nga vetfatkeqësia. Por se kjo në fakt nuk do të jetë fatkeqësia e Thaçit, sepse me këtë shpëtim të tij personal, i lehet prapë mundësia që të vazhdojë të lansoi idenë e tij për një dialog të kompromentuar fund e krye. Qe nga fillimi dialogu që në pozita komprometuese sepse nga dialogu teknik ai çdo herë merrte konotacione politike. Më këtë dialogu teknik u be fare politik dhe Kosova vetvetiu e fuste Serbinë si hisedarë në çështjet e saja të brendshme, si veriu i Kosovës, Trepça, Ura e Ibrit, Manastiri i Graqanicës, e etj.

Dialogu me Serbinë nuk është agjendë kryesore e problematikave që ka vet Kosova, madje shqiptaret kanë ç’tensionua marrëdhëniet e tyre me serbet e Kosovës, nuk është një fakt i mëtejmë dhe për këtë nuk ka nevojë që dialogu të zhvillohet dhe të jetë jetësor me Serbinë, nuk ekzistojnë më dilema reale që serbet të mos e pranojnë juridiksionin politik e ligjor të Kosovës.

Ky dialog është si seksualiteti pa norma, të paktën presidenti Thaçi do të duhej të lexonte apo ta dëgjonte nga ndonjë këshilltar i tij, për seksologun Havelock Elis, i cili pat nënvizuar shumë llojshmërinë e praktikave seksuale. Edhe Alfred Kinsey ka botuar rezultatet e një studimi ku jeta seksuale e Perëndimorëve është larg së qeni brenda normave. Kështu vazhdoj ta kuptoj dialogun me Serbinë, një dialog pa norma, pa qartësime dhe pa premisa të suksesi. Puthja është tepër larg. Ndofta, vetëm homosexualiteti i presidentëve ka me prodhua një lloj marrëdhënie të dialogut sepse vetëm nga ta nuk ka nevojë qe të ketë norma.

Dialogu me Serbinë tani për tani është vetëm agjendë personale e politike, e një individi që ka dilema politike të mbijetesës së tij, në skenën politike e cila gjithnjë e më shumë po shkon drejtë një konfiguracioni të ri dhe më shpresëdhënës. Ndofta partitë opozitare janë më të qarta dhe definitivisht më të sigurta që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë pushtet të gjatë e edhe më të gjatë se sa kalkulimet e deritashme të kriminelëve dhe të korruptuarve me pushtet e shtet.

Për kundër se dëshira apo edhe mënyra e mbijetesës politike të një individi nuk mund të rishfaqet si problem ndërshtetëror sepse merr dhe hap debate të dëmshme të pakuptimta për çështjet e sigurisë dhe shtetit. Fundi nuk na intereson seksi presidencial pa norma, ai është i kompromentuar realisht dhe ligjërisht.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz