Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve IWA BOGDANI merr vendimin 27/11/18. N-109 që nga sivjet të themelohet Çmimi Ndërkombëtarë Atjon Zhiti. Ky çmim jepet me motivacionin “për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari” , ndërsa ky i ri jetoj shkurt, por jeta e tij meriton të nderohet dhe të nderon laueratët me ketë emër.

IWA BOGDANI, Prishtinë 2018

Juria sivjet vendosi që ky çmim t’i ipet poetës Susana Roberts nga Argjentina. Poetja Roberts u shkreh faleminderuese për çmimin, që siç tha ajo ishte çmimi i parë që merr nga një vend në Ballkan, ndërsa u shpreh shumë e lumtur ngase ky çmim mbanë emrin e një të riu i cili u nda heret nga jeta. Atjoni ishte një talent i lindur ku pata mundësinë të lexoj pak nga ai, por vërejta se Atjon Zhiti ishte një mençurak dhe i urtë. Ishte edhe djali i një të përsekutuari nga regjimi Komunist në Shqipëri Visar Zhiti. Ajo më tej shtoj se do ta ruaj ketë çmim si një gjë tepër e veçantë për mua dhe do ta bashkëndjejë me prindërit e tij, mungesën e këtij talenti.

Shih tek faqja zyrtare:

http://www.iwabogdani.org/2018/11/26/susana-roberts-argentina-laureate-of-atjon-v-zhiti-prize-2018/

Një CV e shkurtër për Atjon V. Zhiti

“!9 vjeçari i përhershëm”, Atjon V. Zhiti, dinte të jepte shumë dashuri e vrull ndër shokët e shoqet e miqtë, pëlqente artet, filozofinë dhe muzikën, gjuhët e huaja dhe shkencat politike dhe buzëqeshte çiltërsisht, duke mbetur ideal shpirtëror i brezit të tij.

– Lindi në qytetin e Vlorës (Shqipëri) në 30 gusht 1995 dhe u rrit më shumë në Romë (Itali), ku prindërit punonin si diplomatë.

– Kur ishte 3 vjeç e gjysmë iu botua një viziatim për “Nënë Teerzen” dhe shkruajtën gazetat në Vatikani dhe në Shqipëri. Hapi një “ekspozitë fëminore” në shtëpi në Romë dhe më pas një tjetër në Vlorë, në kopshtin e shtëpisë së gjyshit, ku vizatimet e tij u varën pemëve.

– Shkollën fillore e kreu në Tiranë, në shkollën katolike “Ylber”.

– Arsimin 9 vjeçar e kreu në Romë në shkollën e muzikës “Giuseppe Sinopoli”, mësoi flautin dhe dha disa koncerte me orkestren e shkollës.

– Nisi studimet në liceun e njohur klasik të Romës “Giulio Cesare”, ku krahas italishtes dhe anglishtes, që i njihte mirë, studio dhe greqishten e vjetër dhe latinishten.

– Vizitoi të gjitha muzeumet e Romës dhe në qytete të tjera, Tiranë, Firence, Venecia, Paris, etj, e deri në Chicago, SHBA

– Përfundoi gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë dhe bëri kurse kualifikimi për gjuhët spanjisht, frengjisht e gjermanisht.

– Fiton një bursë për të vazhduar studimet për Filozofi në Universitetin Katolik të Milanos “Sacro Cuore”. Vitin e parë e kryen me rezultatre të larta.

– Pranohet si antari më i ri i PEN Clubit Italian. Krahas shkrimtarve në Shqipëri dhe Kosovë, njihet me poetë të njohur nga bota, Sebastiano Grasso, Mario Luzi, Adonis, Hermann Nitsch, Jevtushenko, nobelistin Derek Walcott dhe e tërheqin përkthimet.

– Dalin libra me vizatime të Atjonit në ballinë.

– U bë antar i Parlamentit Europian Rinor duke përfaqësuar Shqipërinë në disa Konferenca sin ë Spanjë, Letoni, etj.

– Në vitin e dytë universitar nis botimet e eseve të para të tij filozofike në Shqipëri dhe Kosovë dhe në median shqiptare në diasporë, Itali, Zvicër, Angli, SHBA.

(… 20 dhjetor 2014 – Tragjedia… aksidenti rrugor… Të gjitha gazetat shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare në botë, madje dhe nga media italiane, japin lajmin tronditës…)
– Botohet libri i parë i Atjon me ese e shkrime të tjera “Për atë që dua(m)”
– Hapet ekspozita “Një kuti me xiëllonja” me piktura të Atjonit në Universitetin “Polis”, në Tiranë
– Botohet Albumi “Opera Atjon” në shqip dhe italisht me të gjitha pikturat e tij.
– Dalin librat me tregime “Valixhja e shqyer” dhe me poezi “Të rritesh nga dashuria” të babait të Atjonit dhe me ilustrime të Atjonit si bashkautor.
– Festali Ndërkombëtar i Filmit “Giffoni” jep çdo vit çmimin “Atjon Zhiti” për anëtarin më të mire të jurisë, ku Atjoni bënte pjesë.
– Një rruge në Tiranë i është vendoaur nga Bashkia e Kryeqytetit emri: “RRUGA E ATJONIT”.

 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz