Shpallje

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dje një qytetari i është vjedhur një makinë, derisa i njëjti e kishte parkuar atë në parkingun e një diskoteke.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Gjilan, saktësisht në rrugën e “Kamenicës” rreth orën 00:45 – 03:00, përcjellë Indeksonline.

Viktima ka lajmëruar rastin në polici, derisa automjeti i tij i takonte tipit BMW -730 dhe ishte me targa të shtetit të Zvicrës.

Rasti është duke u hetuar.

Sipas raportit të Policisë edhe dy vetura të tjera janë vjedhur brenda 24 orëve të fundit, një me targa gjermane dhe një vendore.