Shpallje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinat e Rezidencës Studentore Universitare Nr.2, në sektorin e mjekësisë, duke zhvilluar më pas një bashkëbisedim me studentët që jetojnë aty. Puna ka nisur fillimisht me sallën e leximit dhe ambjentet e tjera të përbashkëta, për t’i lënë radhën më pas, gjatë verës, kur studentët marrin pushimet vjetore, rikonstruksionit total të tyre.

“Qendrat studentore sapo i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, prandaj si çdo gjë që Bashkia e Tiranës prek me dorë, sigurisht që edhe ato do të shkëlqejnë. Ka filluar rikonstruksioni i konvikteve te Inxhinieria, që sot janë dita me natën”.
“Kemi nxjerrë jashtë rezidencës të gjithë zaptuesit politikanë, të cilët këtej frymëzojnë protestat, ose mundohen t’i përdorin dhe keqpërdorin ato, dhe këtej gëzojnë të mirat materiale të mjeljes së studentëve. Ambienti do t’i kthehet studentëve, përfshi edhe kafen dhe gjithë hapësirat e nevojshme për argëtim”.

Ndërkohë njoftimi bëhet publik dhe në faqen e RSU2 ku shkruhet:

📌Falë një bashkëpunimi të suksesshëm me institucionet përkatëse, duke synuar të vendosim në qendër të çdo nisme studentin👩🏻‍🎓, jemi duke punuar që të realizojmë një proces pune⚒ intensiv për përmirësimin e kushteve të ambjenteve studentore. 🛏
Gjatë ditës së sotme në inspektimin e punimeve na u bashkua edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj. Në një bisedë miqësore me studentet e akomoduara pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2, 📚ne u munduam të konkretizojmë idetë reale të vetë studentëve ☝🏻dhe t’i bëjmë pjesë të projektit që si qëllim ka lehtësimin e kushteve të jetesës së çdo individi. ✅