Shpallje

Nga Flavia Hasko

Nje shoqeri e mpire dhe e atrofizuar, si skllever fatkeq, per 50 vite me rradhe u lirua tashme nga prangat per te cliruar veteveten. Por sa jemi ne vetevetja?

Sa te lire jemi ne tashme?

Dhe se fundmi, ne cfare spektri human e kemi cliruar veteveten? Ne kete gjendje apokaliptike, ne kete kaos te bindjeve tona, ne kete kaos te ndryshimeve e disa shume te shpejta, nuk ka nje identitet njerezor. Asnje sistem nuk na ka percare si tashme.

Ekzisto për nje arsye, për të jetuar dhe për të përballuar atë përgjegjësi që të takon. Pergjegjesia jote eshte e pashmangshme. Ti mos vendos te jetosh nje pseudo realitet ne kete vend, ti ndertoje! Sigurisht zgjedhjet nuk kane korniza ne jemi te lire te zgjedhim, ky eshte nje realitet bardh e zi qe i tille duhet pare, per t’a ngjyrosur! Vetedija jone eshte ajo qe do ta ndertoje. Baza mbi te cilen do te ndertohet ky realitet. Qendro! Qendro si granit! Shihe si mundesia me e mire dhe si shkaku per ekzistence. Ne ekzistojme, ne jetojme dhe per kete kemi nje arsye. Nuk ka nje arsye me te forte sesa vendi yt. Humanizmi nuk mund te blihet! Humanizmi nuk mund te mesohet! Humanizmi krijohet! Humanizmi fitohet! E si mund te jesh ti human ndaj kesaj toke? Ndaj kesaj toke qe te dha frytet e saj, qe jetove e u rrite!

Mjafton te qendrosh!
Mjafton te shfrytezosh cdo gje per te kontribuar tek kjo toke!
Ne jemi duke humbur veteveten dhe cdo rruge morale.
Ne kete lufte, eshte e rendesishme te jetojme!
Ne jetojme vetem me arsye. Le te jete e forte kjo arsye per vete-realizim…