Shpallje

Nga Laerto Metko

Qëllimet,objektivat,ëndrrat,janë pikërisht këto fjalët kyçe qe misherojne suksesin tonë.Pavarsisht permasave të tyre,fjala e pamundur asnjëherë nuk mund të gjendet aty.Asnjeherë kjo fjalë nuk mund të gjendet midis tre fjalëve qe perfaqësojnë shpresë,ambicie dhe guxim.Ndonëse për disa këto ëndrra perfaqësojnë nje distance „shumë te afërt“ aq të afërt sa ç‘është qielli dhe toka,asnjëherë keto distanca imagjinare të të tjerëve nuk duhet te behën pjesë e demoralizimit dhe dorëzimit nga ana jonë,pasi e ardhmja është ne duart tona dhe ajo që na pret ,është pikerisht ajo qe ne po bejmë gati ose ajo qe po pargatitim ne ditët e sotme. E ardhmja u përket pikërisht atyre që besojnë në ëndrrat e tyre dhe kjo ëndërr bëhet objektiv kur ndërmerren veprime për realizimin e saj.Prandaj gjithmone duhet të pëpiqemi,gjithmonë duhet të luftojme,gjithmonë duhet tu bëjmë ball sfidave,qe keto objektiva të kthehen në një realitet sa me të afërt për gjithsecilin prej nesh. Ashtu siç realiteti mund të shkatërroje ëndrrën,po ne të njëjtën mënyrë edhe ëndrra mund te shkatërrojë realitetin.E rëndësishme është që të qëndrojmë sa më larg,pesimizmit apo njerëzve që mendojnë se ëndrrat janë vetëm një„top futbolli“ me të cilin mund të shënjestrohen,“pamundësitë e së tashmes“. Prandaj veproni njerëz,ajo ç‘ka është vertetë e rëndësishme është qe asnjeri prej nesh mos të qëndroj pasiv,por te veproj. Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, kacavjerru, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara dhe do të mahnitesh nga ajo që do të arrish.