Shpallje

Nga Merjeme Tota

Në një botë ritmesh të shpejta, ku marrëdhëniet ndërnjerëzore po humbasin çdo ditë dhe më shumë shfaqet një formë tjetër e ekstremizmit, nëpërmjet së cilës synohet aneksimi i plotë i besimit dhe mbyllja e diskutimeve rreth tij. Një degradim, fakti i hasjes në zëra të ndryshëm që mbulesa përfaqëson prapambetje dhe jo civilizim duke e kthyer atë në një objekt sulmi dhe duke harruar që respektimi i tjetrit, veçantia dhe liria për të qënë vetvetja është një nga shtyllat e një shoqërie ideale dhe të pasurit të një pluraliteti vlerash është një nga gjërat më të mira për progresin e një shoqërie. Sa jemi ne si shoqëri të ndërgjegjshëm në rëndësinë e diversitetit qoftë ai fetar apo socio-kulturor? Kush është çelësi për ndërtimin një raporti të shëndetshëm njerëzor dhe mjedisi me frymën e bashkëpunimit? Kush janë atributet pozitive të diversitetit? Një shoqëri lartësohet më tej nga pranimi i dallimeve tona. Jetojmë në një kohë kur duhet të fuqizohemi për të kapërcyer ndryshimet dhe të kuptojmë se ajo është e vetmja mënyrë për ta çuar përpara shoqërinë. Përse ne nuk rendim pa frikë drejt përgjegjësive tona për ti pranuar këta njerëz të ndryshëm nga ne në aspektin kulturor, fetar, ekonomik, në pamjen fizike dhe aftesinë ose paaftesinë? A po jua rëmbejmë mizorisht këtë mundësi për të qënë të lumtur duke i dhuruar një shqetësim të vazhdueshëm brenda vetes duke i paragjykuar? Por a e bëjmë ne këtë gjë kur dhe në tekstet shkollore të biologjisë personat me sindromën down quhen ”idiotë”, ”mongoloidë” ? Siç Richard Rorty thotë: ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona intelektuale drejt eliminimit të mizorisë, në krijimin e dialogut, inkurajimin e autonomisë individuale dhe një pluraliteti vlerash, ndërkohë që po ashtu ndërtojmë solidaritet dhe komunitete sa më gjithëpërfshirëse.