Shpallje

Nga Merjeme Tota

Në ditët e sotme të kesh natyrë ekstroverte shikohet si një avantazh në mënyrën se si duhet të jemi duke harruar që të jesh introvert është po aq mirë në mos më shumë. A përballen personat me tendenca introvertike me paragjykim duke marrë parasysh që institucionet e ndryshme i shikojnë introvertët si raste problematike dhe që produktiviteti është shumë më i madh kur je ekstrovert me ndërveprim shoqëror pozitiv, energjik dhe të aftë për të qënë kurajozë? Introvertët janë persona të distancuar nga të tjerët, të turpshëm, të heshtur por në të njëjtën kohë kanë aftësinë për të qenë shumë të suksesshëm. Përmendim këtu disa nga njerëzit introvertë më të suksesshëm të tillë si : Mahatma Gandhi, Bill Gates, Rosa Parks dhe shkencëtarin e mirënjohur Albert Ajnshtajnin i cili e konsideronte të qënurit introvert të domosdoshëm për suksesin e tij. Ndalemi gjithashtu tek Steve Wozniak i cili shpiku kompjuterin e parë Apple duke qëndruar i vetëm në zyren e tij. Ai thotë :- kurrë nuk do të isha bërë një ekspert po të mos kisha qenë shumë introvert. Padyshim bashkëpunimi i njerëzve duke shkëmbyer ide midis tyre është diçka shumë e dobishme si për njerëzit me tendenca ekstrovertike dhe për ato introvertike. Gjithsesi, duhet pasur parasysh që është shumë e nevojshme ti japim liri introvertëve që të jenë vetvetja duke mos i bërë ata të ndjehen fajtorë kur duan të qëndrojnë vetëm, të distancuar nga të tjerët gjithashtu dhe ekstrovertët të përballen më shumë me punën e pavarur. Lauren Walker thotë : “Të qënurit introvers nuk është një dobësi”. Sapo individët të mësojnë më shumë për mënyrën se si funksionon trupi i tyre dhe të mos përpiqen të jenë diçka që nuk janë, duke bërë zgjedhje vetë-mohuese ata do të ndihen më të fortë dhe më të sigurtë në rrugën e tyre për të qënë të suksesshëm!