Shpallje

Në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ është organizuar trajnimi në kuadër të projektit T@SK “Drejt rritjes së kapaciteteve, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në punën sociale”.

Projekt tejet i rëndësishëm ky me financim të Bashkimit Europian, me përfaqësi të doktorantëve të rëndësishëm si znj.Eda Çela.

Aktivitet ky i cili është bërë publik dhe në faqen zyrtare të insitucionit.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizon trajnimin e tretë në kuadër të projektit T@SK “Drejt rritjes së kapaciteteve, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në punën sociale”

U përmbyll me sukses trajnimi i radhës në kuadër të implementimit të projektit T@SK.

Trajnimi u zhvillua në datat 28.01.2019-.01.02.2019 në ambientet e Universitetit të Elbasanit me fokus të tij përfshirjen e gjerë të punonjësve sociale në institucionet vendore si dhe studentëve të cilët nëpërmjet supervizimit, vlerësimit dhe diskutimit do të arrijnë identifikimin e nevojave të tyre si dhe do të shkëmbejnë propozime konkrete për përmirësim.

Ky trajnim krijoi një përqasje vetë-fuqizuese të shërbimeve socialë në Shqipëri, duke i kushtuar gjithashtu një vëmendje të veçantë e vendimtare në aftësinë për të vlerësuar nevojat e përdoruesve të këtyre shërbimeve, duke filluar nga nevojat e qytetarëve.

Projekti T@SK, i financuar nga Bashkimi Evropian, udhëhiqet nga Universiteti i Firence-s, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Madridit, Institutin Universitar të Lisbonës dhe Urdhrin e Punonjësve Socialë të Regjionit të Toskanës.

Koordinatorja e projektit T@SK, znj. Giorgia Bulli, falënderoi Universitetin e Elbasanit, i cili edhe njëherë tregoi se, jo vetëm është një institucion shumë i rëndësishëm i arsimit të lartë në Shqipëri, por gjithashtu është gjithnjë bashkëpunues e rezultativ përsa i përket iniciativave të reja drejt ngritjes së kapaciteteve dhe rritjes së cilësisë për stafet akademike dhe mbi të gjitha për studentët.