Shpallje

Nga Marjon GORICA

Shpesh herë në përditshmëri jemi të përballur me individ të cilëve ju cënohen interesat kur flitet për të vërteten ashtu siç është.
Individ këta  të cilët nuk janë të pakët…

Me keqardhje e them e sigurisht me bindje e forcë do vazhdoj të këmbëngul, që askush dhe për asnjë arsye nuk mundet kurrë të kërkoj të deformoj, tjetërsoj apo të bëj të heshti një media dhe lirin e saj.

Interesat personale të një individi apo një grupi individësh nuk përbëjnë shumicën, e aq më tepër kur flitet për një audiencë me qindra e mijëra ndjekës.

Sot të kërkosh që një media të hesht apo të tjetërsoj lajmet e saj është krim!
Është krim pasi mohon një nga pikat themeltare të demokracisë së një vendi, lirin e të shprehurit në mënyrë të drejt e pa cënuar privatësinë e tjetrit.

Gazetarët janë ata të cilët çdo ditë përballen me raste të ndryshme ngjarjesh, me tipa të ndryshëm njerëzish, persona të cilët duan të përfitojnë apo abuzojnë me atë influencë që kanë…
Por kush janë gazetarët?

Gazetarët janë pikërisht ajo shtresë e shoqërisë që luftojnë me shpirt për punën që kanë, e kjo jo vetëm si pasojë e konkurencës por edhe e dëshirës e pasionit për profesionin.
Janë ata persona të cilët sorollaten rrugëve ditë e natë, në shi apo diell, në ngrica, në vatra zjarri apo vende të tjera me rrezikshmëri mbi jetën vetëm e vetëm që të pasqyrojnë sa më mirë ngjarjen për të cilën bëhet fjalë.

Por ç’ndodh me ta?

Ne sot kemi një media që mbahet me sakrificë, përkushtim dhe pasion. E fokusuar brenda disa kornizave të cilat realisht duhet t’ju përshtatesh, pasi ‘fërshëllen nga puna’.

Ata hidhen në rrugë sa hap e mbyll sytë, humbasin identitetin e tyre…

Humbasin gjithc çka në moment që një pronari i cënohen interesat e miqëve të tij, madje ka raste kur humbet e gjithë kompania mediatike prej interesave të dikujt tjetër.

Ndaj askush nuk duhet të merret me median, me pasqyrën e së vërtetës, me atë media që informon dhe edukon publikun, ajo media e cila i krijon hapësirën të madhi apo të vogli, i ri apo i moshuar.

Media sot është në ditët e saj më të vështira!

Nuk e them unë, por e thonë faktet. E thonë ata gazetar të cilët nuk e shprehin publikisht, por shpirtërisht i kuptoj shumë mirë, e thonë atje ku munden këtë gjë pasi në vende të tjera rrezikojnë vendin e punës.