Shpallje

Nga Marjon Gorica

E shitët siç donit mediatikisht, tani merreni me Elisa Spiropalin

Ajo nuk detyroi askënd, askush nuk mori njeri me zorë, e sigurisht gjithkush mund të bëj ç’të dojë, mbi të gjitha për të qartësuar dhe opinionin publik.

Është për tu përshëndetur e për t’i dhënë kurajo forca e dy prindërve të cilët i dolën përballë kësaj shoqërie demaskuese e cila të vret pa kuptuar, të vret mediatikisht, moralisht e shpesh herë dhe fizikisht.

Jemi pikërisht ne dhe këta gjithologët mediatik të cilët e vranë më tepër se gjithcka e se cdo kush familjen e vajzës së mitur nga Kavaja e cila ra preh e një abuzimi të tmerrshëm.

Ndjej keqardhje për këdo që e pa një skenë të tillë si një sulm i mirë politik, për të bërë atë pak opozitë të rëndomtë të cilën nuk kanë me cfarë apo si ta bëjnë e gjejnë mënyra të tilla.

Duhet të inkurajojmë, t’i japim forcë kësaj familje e cila theu tabut e një shoqërie të egër, një shoqërie të mbërthyer në luftë kundër njëri tjetrit, e cila jeton me opinionin publik e jo me realitetin.

Një fëmijë i varur prej presionit të adoleshentëve…e tmerrshme, e dhimbshme, plagë e madhe dhe goditje e fortë për shoqërinë.

 Kriminale!

Kushdo qofshin, e çfarë do paçin duhen gjykuar e dënuar maksimalisht.