Shpallje

Shtatë persona janë lënduar nga një aksiden në Peran të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peran të Podujevës.

Në fshatin Peran të Podujevës, rreth orës 17:00 të ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti.

“Në aksident kanë qenë të perfshira dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pesuar shtatë persona. Të njejtit janë derguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Ahmeti nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te aksidenti apo cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti mirëpo, ka thënë se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.