Shpallje

Loredana dhe Mozzik po korrin shumë sukses me bashkëpunimin e tyre më të fundit, ‘Romeo & Juliet’.

Pak ditë më parë, një revistë zvicerane ka bërë një artikull, me anë të të cilit kanë folur për suksesin e madh që po korr Loredana në muzikën gjermane, por me një ton negativ të shkrimit për të, të dashurin e saj dhe shqiptarët në përgjithësi.

Megjithatë, suksesi i çiftit nuk po ndalet.

Image

Në toplistën e MTV në Gjermani, kënga më e fundit e tyre këtë javë është kënga e dytë më e dëgjuar, duke lënë pas shumë hite të mëdha botërore të momentit.

Ky është një sukses i madh, duke marrë parasysh, që kjo është java e parë që kënga ka hyrë në top listë dhe menjëherë ka debutuar në maje.

Ndërsa vërehet është se menjëherë pas tyre, në vendin e tretë është shqiptarja tjetër, Ava Max, e cila po shijon suksesin me hitin e saj ‘Sweet but psycho’.