Shpallje

Nga Katerina Marku

Duhet të mësojmë të respektojmë të drejtën e privatësisë. Nuk mund të përdoret si ngjarja e rradhës për të rritur audiencën pa marrë në konsideratë faktin se si këto ngjarje që marrin këtë pompozitet mediatik, mund të ndikojnë tek bashkëmoshararet e këtyre të rinjve.

Dëshira për Show dhe ky imponim i pakuptimtë kundrejt Policisë për më shumë informacion po na devijojnë katërcipërisht nga problemi i vërtetë. Ka një arsye pse rastet mbahen të izoluara, po të thelloheshim më shumë për të gjetur përgjigjet ndoshta do arrinim të kuptonim diçka.

Familja dhe shoqëria janë shtyllat kryesore që ndikojnë në formimin tonë, ky rast e shumë të tjerë janë arsye për reflektim që duhet të bëjmë të gjithë ne e të mësojmë të marrim përgjegjësitë tona. Jemi ne kontributi i përditshëm me indiferencën tonë, mungesën e komunikimit, durimit, mirëkuptimit që kemi harruar vlerat bazë të asaj që na bën humanë e të përgjegjshëm si prindër, mësues, shokë, të dashur etj.

Nxitimthi për të kapur askundin, po humbasim thelbin e vërtetë të asaj që duhet të jemi.

nukluhetpërdhunimesh