Shpallje

Shfaqja televizive “Dancing on Ice” që është një prej shfaqjeve më të ndjekura në Britani, ka nxjerrë shumë yje në skenë por ajo që ka mahnitur së fundmi është pjesëmarrësja Gemma Collins e cila ka humbur rreth 13 kilogramë përmes kësaj shfaqjeje.

Mirëpo, i gjithë ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë për 37 vjeçaren e cila për këto rezultate kalonte rreth tri orë duke bërë patinazh, zgjohet herët në mëngjes dhe asnjëherë nuk mungonte në stërvitje, shkruan The Sun, transmeton ORAinfo.

Ylli mbetet të shihet se si do përformojë në shfaqjen e ardhshme duke qenë se është lënduar dhe se po vuan nga një dëmtim fizik. /ORAinfo/