Shpallje


Nga Fejzo Subash

Opozita shqiptare PD, LSI, si dhe të gjitha partitë e këtij koalicioni nën udhëheqjen e Lulëzim Bashës, pavarësisht problemeve e skandaleve që ka pasur mazhoranca deri më sot, ka dështuar për të provokuar kriza politike, të cilat do ishin një shpresë e madhe për rrëzimin e Qeverisë së Rilindjes, ose Rama 2.Aktualisht, Qeveria Rama dhe mazhoranca, prej afro tre muajsh ndodhen përballë protestës së studentëve. Edhe pse Qeveria bëri tërheqje e lëshime në maksimum, ajo nuk mundi të triumfonte plotësishtdrejt përfundimit me sukses të saj, e megjithatë ajo vazhdon, por jo në të njëjtën dinamikë dhe dimension siç nisi. Si të mos i mjaftonte vetëm kjo, lindi dhe po vazhdon protesta e pedagogëve, e cila nuk është nëpërmasat e asaj të studentëve, por po kërkohet bashkimi dhe koordinimi i kërkesave të tyre me studentët. Ndërsa, Qeveria po merrte masa dhe kërkonte të shuante protestën e Unazës së Re, duke ofruar zgjidhje sa më të pranueshme për banorët e kësaj zone, kësaj katrahure të lindur prej vitesh ku nuk është e vetme dhe vetëm në këtë zonë, i bashkohet edhe skandali për zbatimin e projektit. E ndërsa po harroheshin çështjet e kanabisit, apo të përgjimeve dhe implikimeve të deputetëve, apo të funksionarëve tëndryshëm në skandale dhe bashkëpunime me grupe tëndryshme si Balili, Babale, apo Zagani etj, në horizont del çështja e zgjedhjeve dhe blerja e votave nëzgjedhjet e 2017-ës.  Kjo, jo më te “kazani mediatik”,por tek “kazani” i  Zërit të Amerikës. Mbas kalimit tëpengesave të lindura për dekretimin e Ministrit tëJashtëm nga Presidenti, Qeveria Rama përballet sot me çështjen e pozicionimin e Ramës dhe klasës politike Shqiptare në lidhje me negociatat e qeverive Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e kufijve. Këto dhe shumëçështje e probleme të tjera, pa anashkaluar situatën ekonomike në vend dhe kërkesat që shoqërohen me miniprotesta në shumë zona të vendit për çështje tëndryshme, i japin mundësinë dhe po i hapin oreksin opozitës, që të dalë në fushën e betejës. Opozita duket se ka mprehur dhëmbët, me më shumë shpresë dhe sytënga qielli, sesa nga mprehja e shpatës për luftë politike. Pavarësisht, se si është situata në secilën parti, nëkampin opozitar po bëhen përgatitje për një protestë tëmadhe, nga e cila nuk na ndan më pak se një javë. Me protestën e 16 Shkurtit, Opozita kërkon jo vetëm tëshkundë, ti prishë gjumin, apo ti japë një shuplakëQeverisë, por kërkon një goditje fatale ndaj Qeverisë sëmajtë dhe sidomos Kryeministrit të vendit Z. Rama. Nëfakt, opozita rrallë e përmallë ka bërë protesta, por përsëri protesta duket se është e vonuar… Natyrisht, qëprotesta ka shumë elementë për realizim, për objektivat dhe rezultatet e saj, por ajo që shqetëson gjithëshqiptarët përfshirë edhe vetë anëtarët dhe militantët e kësaj opozite është se nëse vërtetë kjo protestë do tëjetë e suksesshme. A do të sjellë  dhe nëse po cilat do tëjenë risitë? A do e vërë në vështirësi Ramën, Qeverinëdhe Mazhorancën? Ky skepticizëm më shqetëson edhe mua, për arsye të cilat po i rendis edhe më poshtë. Me gjithë publicitetin e madh dhe daljen e Bashës nëpër Shqipëri, opozita duket se nuk është unike. Krerët e partive jo që nuk kanë një ide të qartë se çfarëkërkojnë, apo ku kërkojnë të arrijnë, por ata ende nuk kanë konsoliduar nëse është apo nuk është një aksion politik, megjithëse kërkesat e tyre realizohen mezgjidhje dhe zgjedhje politike. Lançojnë me forcëmangësitë dhe mos mbajtjen e premtimeve të kësaj Qeverie, si dhe shumë konstatime të tjera, të cilat i di mirë dhe shumë mirë çdo Shqiptar, por nuk japin zgjidhje të argumentuar, duke u mjaftuar me populizmin elektoral. Duket, sikur të gjithë liderët, kërkojnë të marrin përgjegjësinë për të dalë nga situata, por përsëri, megjithëse nuk i besojnë, i kanë sytë nga Lulëzim Basha. Partitë opozitare kërkojnë të japin përshtypjen sikur janë unike dhe të organizuara, por nëfakt janë jo vetëm të pa qarta, por me organizimin mëtë keq të mundshëm, atë të çorganizimit, ku nuk dihet se kush parti do e mbajë peshën apo rolin kryesor. Në media, nga politikanë të ndryshëm të opozitës shprehenide, mendime, apo argumente, të cilat nuk i ngjanënjëra-tjetrës, por ndërkohë, asnjë ide e konkretizuar për rezultatin e kësaj proteste. Ca, thonë se është fundi i kësaj qeverie më këtë protestë, ca të tjerë thonë se nuk do të jetë e fundit… Ca, kërkojnë të ngrenë popullin, por nuk e qartësojnë se deri ku do e çojnë këtë protestë, e mbase “ajo nuk arrin deri tek bunkeri”… Në realitet, qytetarët kërkojnë nga politika më shumë siguri, garanci dhe besueshmëri, për të dalë nga situataekonomike dhe skandalet që po përballemi, por opozitaaktuale është e pabesueshme, pasi edhe vetë ajo kur ka qenë në pushtet është përballur  pak a shumë me tënjëjtat situata  dhe fenomene. Krerët dhe liderë tëndryshëm të opozitës, të cilët janë më të qartë nëobjektivin e kësaj proteste, duke kërkuar një klimë të re të luftës dhe lojës politike, përsëri nuk kanë projekt tëqartë se çfarë kuptojnë më klimë të re. Nuk japin jo detaje, por as elementët kryesor të kësaj klime, se kush do të jenë faktorët dhe aktorët e saj, si dhe çfarëelementësh kryesor do këtë kjo klimë. Përvoja e tyre,ka treguar se protestat kanë pasur në finale marrëveshje, por në fund kanë dalë të humbur vetë ata.  Ata, nuk janë të qartë, nëse kjo protestë do i kthejë nëidentitet, apo do kalojë vijën e kuqe të protestave demokratike…  Ata kërkojnë një zgjidhje politike, ku tëpasqyrohet me një qeveri teknike dhe bazë të gjerëpolitike pa Ramën, por nuk tregojnë se ku do jenëliderët e opozitës në këtë formatim. Përfundimisht,duket se nuk kemi një strategji, një platformë, apo njëkauzus të konsoliduar, që të ngjallë frymë, mobilizim, shpresë drejt rrugës së madhe për ndryshim. Gjykoj, se mund të arrish diçka duke shfrytëzuar pakënaqësinë e qytetarëve, por kurrsesi nuk është e mjaftueshme tëarrish shumë, nëse nuk sjell frymën për ndryshim.Ndodhur përball  situatës ku ndodhet Qevria  Rama, si dhe përpara fakteve, argumenteve, mbi të cilën pondërtohet dhe menaxhohet ky aksioni politik i opozitës, çdo qytetar ka dilemën e madhe, se çfarë do të ndodh: A do të dorëzohet Rama, nga protesta e 16 Shkurtit?Apo opozita e ndarë dhe e bashkuar,  do të ketë dështimin e radhës? Në këndvështrimin tim, në këtëanalizë, opozita mund ta ngrejë masivisht popullin, porvështirë ta çojë Qeverinë Socialiste dhe Kryeministrin Rama, në pikën kritike, që ai të dorëzohet. Kjo, jo vetëm për meritë të Ramës, por për mangësitë dhe pa mundësinë që opozita të sjellë një frymë të re nëpolitikën shqiptare. Opozita është ende e papërgatitur për të marrë përgjegjësitë për ndryshimet që kërkon Shqipëria në të gjitha fushat.